×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjoshi i PDK-së: Prokuroria të hetojë ish-kryeministrin Kurti pse ka refuzuar të mbështesë aksionin policor në Karaçevë!

    FrontOnline
    19 Shtator 2020

    Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, ka hedhur kritika në drejtim të LDK-së dhe LVV-së.

    Gjoshi këto dy parti i quan parti kumargjinjsh, sa i përket zbatimit të ligjit, duke e lidhur me aksionin e madh të Policisë në fshatin Karaçevë të Kamenicës.

    Gjoshi thotë se refuzimi i ish-kryeministrit, Albin Kurti për të mbështetur një operacion policor në këtë pjesë të vendit duhet të hetohet nga Prokuroria.

    Tutje ai thekson se edhe ministri i brendshëm, Agim Veliu, duhet të jap përgjegjësi pse u vonua kaq shumë për të ndërmarrë këtë aksion policor.

    Njoftimi i plotë:

    KUMARGJITË E VETËVENDOSJES DHE LDK-SË

    Vetëvendosje dhe LDK janë të njejta, por vetëm zyret i kanë në lagje të ndryshme. Të dy këto parti janë parti kumargjinjësh kur vjen fjala te zbatimi i ligjit.
    >> 1 – Qëllimisht gjithë ditën paska folur për tema të mëdhaja “Amelika, Amelika”, vetëm e vetëm që askush të mos shihte një krim që po ndodhte larg Prishtinës.Ish kryeministri mashtrues që nuk ka lënë njeri pa e njollosur pa asnjë fakt paska kërkuar fakte për të ndërmarrë një aksion policor në një fshat të Kosovës i mbushur me kazino dhe lojëra fati të ndaluara me ligj nga Kuvendi.Fshati Karaqevë është në Republikën e Kosovës, por ka qëlluar edhe në kufi me Serbinë. Refuzimi i ish – kryeministrit Albin K. për të mbështetur ministrin e brendshëm për aksionin policor nuk vjen vetëm nga frika e tij e përhershme për të shmangur problemet eventuale me Serbinë, e cila në këtë fshat ka futur shpesh xhandarmërinë në mënyrë ilegale. Por, Prokuroria e Shtetit të Kosovës duhet të hetojë ish kryeministrin Albin K. pse ka refuzuar për të mbështetur një aksion policor për zbatim të ligjit?>> 2 – Edhe ministri i brendshëm, Agim Veliu, duhet të jap përgjegjësi pse u vonua kaq shumë për të ndërmarrë këtë aksion policor.Meqenëse ky aksion nuk është lejuar nga shefi i tij i atëhershëm, Albin K. atëherë pse për të njejtin aksion priti të kalonin kaq muaj gjatë udhëheqjes së shefit të tij të ri, Avdullah Hoti? Qershor, korrik, gusht, shtator – janë katër muaj heshtje e Qeverisë së LDK-së.>> Debati i kaluar në Kuvend tregon sa hipokrite janë LDK dhe Vetëvendosje. Sa të paturpshme kanë qenë para disa muajve kur prezantoheshin si shpresë për Kosovën e paskan qenë vetëm parti të kumarit.#QeveriTëMashtrimit #VvLdk

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.