×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    950 zyrtarëve do t’u hetohet pasuria, Presidenti Thaçi në mesin e tyre

    FrontOnline
    18 Shtator 2020

    Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, është në mesin e 950 zyrtarëve publik i cili pritet t`i nënshtrohet kontrollit të plotë të pasurisë nga Agjencia Kundër Korrupsion.

    Nga kjo Agjenci është bërë e ditur që pasurinë për vitin 2019 e kanë deklaruar 95% e zyrtarëve që kanë qenë të obliguar që ta bëjnë atë.

    Afrim Atashi, drejtor i Departamentit për Parandalimin e Korrupsionit në AKK, në një intervistë për Front Online, ka konfirmuar që ka pasur edhe nga ata zyrtarë publikë që edhe pse kanë qenë të obliguar, nuk e kanë deklaruar pasurinë.

    “Nga 4721 zyrtarë, 4635 e kanë deklaruar pasurinë, ose me përqindje 97.96%. Kanë deklaruar pas afatit 63%, nuk e kanë deklaruar 27% dhe mos deklarimi me arsye janë diku 5 persona. Arsyet mund të jenë: udhëtime jashtë vendit, shëndetësore, arsye të shumta që ata i mbulojnë me dokumente arsyetimi”, ka thënë ai për Front Online.

    AKK-ja do të fillojë me kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve publik

    Edhe pse kontrolli paraprak i formularëve të  deklarimit të pasurisë së zyrtarëve publik ka mbaruar, Agjencia Kundër Korrupsion ende nuk ka filluar kontrollin e plotë të pasurisë për 950 zyrtarë publik.

    Këtë e ka konfirmuar për Front Online, Afrim Atashi nga kjo Agjenci.

    “Kontrolli i plotë bëhet me short, mirëpo bëhet edhe në bazë të denoncimeve dhe kërkesave zyrtare që i bën Agjencia Kundër Korrupsion. Edhe ata që nuk e kanë deklaruar me kohë pasurinë, i nënshtrohen kontrollit të plotë. Agjencia merr masa ligjore dhe bën kallëzime penale në rast se ata nuk u janë përgjigjur me kohë, pas afatit ligjore, ose në rast se kanë bërë deklarim të rrejshëm dhe se nuk e kanë deklaruar një pjesë të pasurisë”, ka thënë ai.

    Me Ligjin e ri, AKK-ja do i`a delegojë Policisë dhe Prokurorisë kompetencat hetuese

    Me plotësim-ndryshimin e Ligjit për Agjencinë Kundër Korrupsion, pritet që kësaj Agjencie t`i merren kompetencat hetuese dhe ato t`i delegohen Policisë dhe Prokurorisë.

    Kësisoj sipas Afrim Atashit, drejtor i Departamentit për Parandalimin e Korrupsionit në AKK, kjo agjenci do të fokusohet vetëm në parandalimin e korrupsionit.

    “Tani kemi edhe dy Ligje që janë në plotësim ndryshim, ai për Deklarimet e Pasurisë dhe ai për Agjencinë Kundër Korrupsion dhe po besojmë që kemi me e fuqizuar edhe aspektin parandalues më shumë. Kemi me u orientuar për shkak se tani po mendojmë që Ligji për Agjencinë Kundër Korrupsion do të quhet Ligji për Parandalimin e Korrupsionit, Agjencisë do t`i hiqet pjesa hetuese që lidhet më shumë me polici dhe me prokurori dhe do të shkojmë në parandalim”, ka thënë ai për Front Online.

    Sipas tij, AKK-ja do të bëj hetime vetëm sa i përket deklarimit të pasurisë, konfliktit të interesit, sinjalizuesve, por jo edhe hetime klasike për keqpërdorim të detyrës zyrtare është kompetencë më e madhe e prokurorisë, edhe e policisë.

    Bien rastet e raportimit të korrupsionit nga qytetarët, shkak pandemia

    Afrim Atashi, drejtor i Departamentit për Parandalimin e Korrupsionit në Agjencinë Kundër Korrupsion, ka thënë për Front Online, që si shkak i pandemisë Covid-19, janë zvogëluar raportimet e qytetarëve për rastet e korrupsionit dhe të konfliktit të interesit.

    “Për shkak të situatës së pandemisë, shumë fusha janë ndalë dhe nuk ka pasur punë shumë. Sipas disa statistikave preliminare janë shumë të vogla dhe më pak janë. Qytetarët sigurisht që shkak të halleve të ndryshme dhe punëve të tjera që kanë, kanë raportuar më pak raste deri më tani”, ka thënë ai për Front Online.

    Sipas tij pandemia ka ndikuar që të ketë vështirësi edhe në aspektin e deklarimit të pasurisë.

    “Kemi vështirësi në aspektin e deklarimit të pasurisë por e kemi pasur obligim ligjor. Është pak problem sepse kur e kemi filluar në qershor kemi pasur probleme edhe me dokumentacion edhe me kapacitete njerëzore-humane, sepse jemi staf shumë i vogël. Në pandemi kemi pasur me standarde esenciale, kemi vepruar. Tani jemi shumë vonë mirëpo e kemi filluar dhe po besojmë që ja dalim mbanë”, ka pohuar ai. /Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme14 Korrik 2025
    Nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat gjatë ditës mund të sjellin...
    Lajme14 Korrik 2025
    Ka përfunduar autopsia e 27-vjeçarit që vdiq gjersa po arrestohej nga pesë zyrtarë policor në Lipjan por jo edhe raporti mbi të....
    Lajme14 Korrik 2025
    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi e ka quajtur “palaço”, kryeministrin në detyrë të Kosovës Albin Kurti. Ai ka thënë se...
    Të tjera
    Lajme14 Korrik 2025
    Një ngjarje e pazakontë dhe njëkohësisht e rrallë është regjistruar në një zonë malore të Kosovës, ku një familje, gjatë një pikniku...
    Lajme14 Korrik 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim të Dërguarën e Posaçme të Britanisë së Madhe për...
    Sport14 Korrik 2025
    Humbja e Paris Saint-Germain në finalen e Kupës së Botës për Klube 2025 ndaj Chelseat ka lënë pas vetes jo vetëm një...
    Vip14 Korrik 2025
    Moderatorja, Jonida Vokshi ka ndarë një moment prekës me ndjekësit e saj në Instagram, teksa ka folur për humbjen e babait. E...
    Lajme14 Korrik 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi priti sot në takim të Dërguarën e Posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin...
    Lajme14 Korrik 2025
    Sportmarketing ka marrë vendim që të mbyllë përkohësisht Pishinën e Gërmisë, pikërisht në kulmin e sezonit veror. Vendimi vjen si masë për...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.