×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Hoti: Pas marrëveshjes në SHBA, Kosova do jetë epiqendër ekonomike si në kohën e ilirëve

    FrontOnline
    17 Shtator 2020

    Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur seancë plenare në të cilën është duke raportuar kryeministri i vendit Avdullah Hoti lidhur me dialogun me Serbinë. Para deputetëve Hoti e nisi raportimin me parimet e dialogut që sipas tij i ka Qeveria e Kosovës, shkruan Front Online.

    “Qeveria e Kosovës udhërrëfyes për dialogun, e ka platformën e parimeve dhe objektivave. Integriteti territorial është i panegociueshëm. Marrëveshja duhet të jetë plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Mbi këto parime po e zhvillojmë procesin e dialogut. Ne besojm që respektimi i këtyre parimeve na udhëheq në një proces të strukturuar të dialogut. Marrëveshja duhet të rezultojë në njohje reciproke. Marrëveshja duhet të përmbajë elemente që shfuqizojnë rezolutën 1244”, ka thënë ai.

    Tutje, kryeministri Hoti ka folur edhe për takimin me presidentin francez, Emanuel Macron, dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel.

    “Në Samitin e Parisit është thënë se dialogu është çështje javësh apo muajsh, dhe se ky proces është i kufizuar në kohë. Në takimin më 16 korrik në Bruksel ka nisur fillimi i draftimit të marrëveshjes finale të njohjes reciproke. Pala serbe ka kërkuar që në dialog të shtrohet edhe çështja e të zhvendosurve”, tha ndër të tjera ai.

    Kryeministri raportimin e tij e vazhdoi me marrëveshjen e 4 shtatorit në SHBA, për të cilën tha se është meritë e Kosovës që Amerika ka marrë rol aktiv në këtë proces.

    “Unë besoj që qasja serioze e qeverisë në këtë proces ka ndikuar që SHBA-të të marrin rol aktiv. Ne jemi ftuar në Shtëpinë e Bardhë për normalizim të raporteve ekonomike. Kjo marrëveshje i ka 16 pika, prej të cilave janë edhe projektet e mëdha infrastrukturore. Vlerësoj që ky është momentum i ri i marrëdhënieve BE-SHBA sa i përket dialogut Kosovë-Serbi. Vetvetiu ky momentum nuk do të kishte treguar rezultat pa përkushtimin. Pas lëndimit shumë të rëndë të raporteve që kanë ndodhur viteve të fundit. Ishte dëmtuar edhe besimi i ndërsjellë me qeverinë e vendit. I kemi koordinuar vendimet tona me partnerët. E kemi bërë të qarë, se nuk do të barrikadohemi, nuk do të gjejmë arsye për t’u barrikadu”, ka deklaruar Hoti.

    Madje, Hoti pati një krahasim interesant, duke thënë se me anë të kësaj marrëveshje, Kosova kthehet në epiqendër të aktivitetit ekonomik si në kohën e “Dardanëve” , fisi ilir që shtrihej në pjesën e Kosovës.

    “Kjo marrëveshje është hap i madh drejt normalizimit të raporteve. Sjellja e gazit në Kosovë do të jetë infusion. Kosova do të kthehet në epiqendër të aktivitetit ekonomik infrastrukturor. Këtë rol qëndror Kosova e ka pasur në historinë e lashtë dardane. Këtë, Kosovës po ia sigurojnë miqtë e saj”, tha ai, përcjell Front Online.

    Po ashtu, Hoti ka thënë se qëndrimi kryesor i qeverisë është se nuk ka diskutime në këtë proces të dialogut, për Asociacionin.

    “Më 7 shtator është hapur tema e Asociacionit dhe e obligimeve financiare. Qëndrimi i qeverisë është se tema e Asociacionit nuk hapet në dialog, pasi që kjo marrëveshje është arritur më 2013”, tha ai.

    Hoti ndonëse nuk përmendi emra, por dukej qartë që iu drejtua Albin Kurtit, tha se, pavarësisht se e quajtën si marrëveshje të rrezikshme, dy ditë më parë e çan në qiell njohjen nga Izraeli.

    “Ata që e cilësojnë si marrëveshje të rrezikshme e çojnë në qiell njohjen e Izraelit para dy ditësh. Si mund të jetë e dëmshme kjo marrëveshje e cila u nënshkrua nga ata që e sponsorizuan pavarësinë e Kosovës. Si mund të jetë e rrezikshme kjo marrëveshje e cila i sjell 1 milionë dollar Kosovës….”, deklaroi Hoti./Front Online.

     

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/1064806557272533/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.