×
  • Lajme
  • Lajme

    ​OAK dhe OEMVP: Të largohen testet për COVID-19 në mes të Kosovës dhe Maqedonisë Veriore

    FrontOnline
    17 Shtator 2020

    Largimi i testimeve obligative PCR gjatë qarkullimit me Maqedoninë e Veriut, heqja e kufizimit të orarit në sektorin e gastronomisë, lejimi i punës së restoranteve që të shfrytëzojnë edhe hapësirën brenda si dhe heqja e kufizimit për ndalimin e aktiviteteve që kërkojnë grumbullimin e më shumë se 5 personave, veçanërisht, për bizneset, ishin temë e diskutimit gjatë takimit të organizuar në mes të Odës së Afarizmit të Kosovës dhe Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore me Ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj.

    OAK ka kërkuar heqjen e testeve obligative në mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, pasi ajo po e pengon në masë të madhe qarkullimin dhe bashkëpunimin mes dy vendeve, dhe po sjell problem për lëvizjen e punëtorëve nga Kosova për në Maqedoni dhe anasjelltas, të cilët punojnë në fabrikat e të dy vendeve.

    Kryetari i OAK-ut Skënder Krasniqi ka theksuar faktin se kjo është një paradoks në vete kur dihet se ne nuk ka një kufizim të tillë me Shqipërinë, e as Maqedonia me Shqipërinë.

    OAK ka transmetuar edhe kërkesën tjetër të bizneseve te MSH, e cila ka të bëjë me largimin urgjent të kufizimit të orarit deri në orën 22:30, sigurisht, duke rritur kontrollin, respektimin e masave të mbrojtjes së shëndetit dhe distancave, mirëpo, kufizimet të largohen për shkak të lehtësimit të lëvizjeve të lira të qytetarëve dhe funksionimit të bizneseve.

    Kjo duhet të merret parasysh veçanërisht kur dihet se sektori Horeca është në gjendje shumë të vështirë financiare dhe ky kufizim është duke e dëmtuar edhe më shumë atë dhe se kur jemi në prag të stinës së vjeshtës, funksionimi vetëm në hapësirat e jashtme do të jetë i pamundur për shkak të ndryshimit të temperaturave.

    OAK ka shprehur shqetësimet se si pasojë e pandemisë shumë biznese janë buzë falimentimit, gjë që nënkupton se domosdoshmërisht numri i punëtorëve do të zvogëlohet drastikisht pasi që, bizneset nuk kanë si të paguajnë.

    Kërkesë tjetër e OAK-ut, ishte edhe heqja e kufizimit që ndalon grumbullimin e më shumë se pesë personave, ku kjo po ndikon në pezullimin e shumë aktiviteteve biznesore.

    OAK i është drejtuar edhe Qeverisë, për largimin e pikës 15 të vendimit të mbledhjes së nëntë, ku thuhet se nëse një person identifikohet se është pozitiv me COVID-19, duhet të izolohen të gjithë punëtorët e atij sektori, me ç’rast për bizneset kjo është pothuajse e pamundur.

    Ndërsa, kryetari i OEMVP-së Nehbi Hoxha ritheksoi faktin se vendosja e PCR testit obligativ mes dy vendeve tona është paradoksale dhe po krijon bllokada.

    “Ne kemi shumë biznese me punëtorë nga të dy vendet dhe me këtë rast po paraqitet problemi i lëvizjes së punëtorëve. Kjo ka bërë që kostoja e udhëtimit të rritet dhe njëkohësisht ka ndikuar shumë në kapacitetin prodhues të kompanive në Maqedoni”, ka thënë ai.

    Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka thënë se janë duke rivlerësuar masat e ndërmarra dhe duke rishikuar mundësitë për largimin e kufizimit të lëvizjes, kthimit të orarit të më hershëm të punës, por vetëm me rritjen e masave mbrojtëse dhe kontrolleve. Një gjë e tillë, do të bëhet pas rivlerësimit të situatës, në vend ritheksoi ai.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.