×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    A do të diskutohet në Bruksel për Asociacionin? Flasin nga BE-ja

    FrontOnline
    16 Shtator 2020

    Kosova dhe Serbia do të takohen përsëri në Bruksel.

    Të enjten, në kryeqendrën diplomatike evropiane, takimi do të jetë i nivelit të ekspertëve.

    Dy janë temat, të cilat nikoqiri i dialogut, do t`ua vë në tavolinë Skender Hysenit dhe Marko

    Gjuriqit, dy krye ekspertëve, njërit të Kosovës dhe tjetrit të Serbisë.

    Këto tema i zbulojnë për Front Online pikërisht nga vendi ku do të mbahet ky takim.

    “Temat në diskutim janë marrëveshjet për komunitetet jo shumicë dhe zgjidhja e kërkesave të ndërsjella financiare dhe pasurisë”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të BE-së për Çështje të Jashtme dhe të Sigurisë, Peter Stano, dhënë portalit Front Online.

    Këtë deklaratë, shoqëria civile, e ka konsideruar si lojë fjalësh.

    Sipas Arton Demhasajt nga organizata ÇOHU, tema e vërtetë e takimit do të jetë Asociacioni.

    “Çka nënkuptoj unë me të  drejtat e minoriteteve dhe financimi e tyre në Bruksel? Është Asociacioni vetëm iu ka ndërruar emri. Diçka do të diskutohet në Bruksel deri sa po flitet kaq shumë. Po luhet loja e fjalësh, po flasim për Asociacionin, e po thuhet për të drejtat e minoriteteve me shumicë serb”, tregoi Demhasaj për Front Online.

    Diçka të tillë për mediat serbe konfirmoi edhe shefi delegacioni nga Beogradi, Marko Gjuriq,

    Por, pohimet e tij i mohoi kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, një ditë para takimit që përfaqësuesit e tij kosovarë me do të kenë me këtë zyrtar serb.

    “Nuk ka asociacion me kompetenca ekzekutive. Kjo temë nuk do të diskutohet nesër në Bruksel”, tha Hoti në platformën e organizuar nga shoqëria civile për dialogun.

    Ai iu kundërpërgjigj kështu Thaçit i cili e kritikoi ashpër rihapjen e mundshme të kësaj teme, të cilin ky e pati nënshkruar vet më 2013.

    Me mendimin e Presidentit pajtohet edhe analisti politik, Ramush Tahiri.

    “Nuk ka drejtë Hoti ta rihapë çështjen e Zajednicës. Obligimi i Kushtetueses është obligativ”, tha ai për Front Online.

    Pas takimit të së enjtes mes ekipeve të ekspertëve, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë në nivelin e udhëheqësve do të zhvillohet më vonë këtë muaj”

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.