×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vajza shqiptare që u martua me një indian, ja çfarë ndodh në ditën e dasmës

    FrontOnline
    16 Shtator 2020

    Në një intervistë në ” Rreze dielli’’ trajtuam një histori të veçantë, e cila edhe njëherë na tregoi se dashuria triumfon mbi gjithçka. Elsa Nilaj është vajza nga shkodra, e cila prej disa vjetësh jeton në Indi, me bashkëshortin e saj indian të cilin e njohu nëpërmjet rrjetetit social Facebook:

    “Unë dhe Vishali jemi njohur në rrjetet sociale në Facebook, ishte diçka e rastit, dicka që ndodhi nuk na kishte shkuar mendja që të ndodhte dicka e tillë. Vishali nuk dinte për Shqipërinë shumë, pak ose aspak. Edhe unë për Indinë, nuk isha ajo vajza që më pëlqente ajo kulturë, kisha shumë shokë dhe shoqe që dinin për Bolliwoodin. Ajo ndodhi, ne filluam të flisnim rastësisht Vishali në atë kohë ishte duke u marrë me aktrim e po ashtu edhe unë isha duke u marrë me disenjimet e mia si stiliste dhe ishte puna ajo që na shtyu të flisnim me njëri-tjetrin. Fotografi që kishim hedhur në Facebook dhe ashtu filluam të flisnim gjatë dhe më në fund u afruam shumë me njëri-tjetrin’’, shprehet Elsa për fillimet e njohjes me bashkëshortin e saj indian.

    Më pas tregon se si vazhdoi lidhja e tyre, duke bërë që Vishal të udhëtonte drejt Shqipërisë për të njohur nga afër vajzën që ia kishte rrëmbyer zemrën nëpërmjet rrjeteve sociale dhe duket se gjithcka shkoi shumë mirë, pasi ai qëndroi në Shqipëri 20 ditë në shtëpinë e Elsës dhe pas një kohe të shkurtër, erdhi dasma të cilën

    “Fillimisht bëm dasmën në Shqipëri me të gjitha ritualet e fesë krishtere pasi unë jam e krishterë. Në atë kohë kur erdhëm në Indi, dasma kishte filluar sepse këtu dasma është jashtëzakonisht e madhe, përgatitjet kishin filluar ishte dicka për mua shumë e cuditshme, por edhe këtu bëmë dasmën me ritualet e fesë hindu’’, shprehet Elsa Nilaj.

    Ndërsa tregon se në Indi traditat janë shumë të ndryshme nga ato shqiptare:

    “Fisi vjen te shtëpia 7 ditë, jeton aty me ty, gjithë ato ritualet e tyre që bëjnë që ndoshta i keni parë edhe nëpër telenovela, domethënë është diçka shumë e gjatë. Edhe tri ditë duhet të vishësh një kostum të ri, kemi ato veshjet këtu që janë SARI, edhe këto mi ka blerë vjehrra, sipas ngjyrës që unë pëlqej, por janë disa gjëra të veçanta që t’i veshësh atë ditë, sic themi në që duhet të shkojmë në kishë më fustan të bardhë dhe ato i kanë ato gjërat e veta, por që janë të bukura. Çdo gjë është me harmoni, me kërcim me këngë, është dicka që e pëlqen nuk është vetëm rituale’’, thotë ajo.

    Më e veçanta është veshja e nuses me flori, për të cilën Elsa thotë që është gjëja e parë që bëjnë në Indi.

    “Këtu e kemi që duhet të blejmë shumë flori. Unë personalisht nuk e përdor floririn asnjëherë, nuk më pëlqen dhe unë i thash nuk e përdor, por për atë ditë të dasmës unë do i vendosa nuk e kam problem, por të mos vijë keq mbrapa nuk do t’i vendos’’, thotë ajo.

    Elsa jeton prej disa vjetësh në Indi, e lumtur me bashkëshortin e saj, i cili është një aktor Bolliwoodi, ndërsa edhe Elsa ka marrë pjesë në disa filma, por profesioni i saj mbetet stilimi, të cilën ajo i dedikon pjesën më të madhe të kohës.

    Vizitë në KEDS nga Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    Gardisti i cili qëlloi veten me armë zjarri ditën e sotme në Qytetin Studenti, ka ndërruar jetë në spital, shkruan A2 CNN....
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e RMV-së, Izet Mexhiti ka uruar Shqipërinë për hapjen e kapitullit të parë të negociatave me Bashkimin...
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    Ishulli grek Rodos është tronditur nga një tërmet me magnitudë 4.8 ballë pasditen e kësaj të marte. Lëkundjet e tërmetit u ndjenë...
    Të tjera
    Lajme15 Tetor 2024
    Korporata amerikane Sfidat e Mijëvjeçarit hapi sot në Prishtinë programin “Energji për Barazi” nëpërmjet të cilit synohet përfshirja dhe fuqizimi i grave...
    Sport15 Tetor 2024
    Kosova e ka shënuar edhe golin e tretë kundër Qipros në Ligën e Kombeve. Dardanët po vazhdojn me paraqitje fantast8ike kudnër qipriotëve,...
    Sport15 Tetor 2024
    Kosova ka dyfishuar epërsinë ndaj Qipros, në minutat e parë të pjesës së dytë të ndeshjes. Golin e dytë e shënoi Ermal...
    Sport15 Tetor 2024
    Me rezultat 1:0 në favor të Kosovës, ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Kosovë-Qipro, në kuadër të Ligës së Kombeve, shkruan...
    Lajme15 Tetor 2024
    Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka sqaruar përdorimin e fjalës “brate” (vëlla) në mesazhet e saj, të cilat u...
    Sport15 Tetor 2024
    Kosova ka kaluar në epërsi ndaj Qipros në kuadër të Ligës së Kombeve. Dardanët janë duke dominuar për gjysmë ore lojë në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.