×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilltari i Thaçit ironizon më këshilltarin e Hotit: Si me dorë, krejt shqetësimet m’i hoqe

    FrontOnline
    16 Shtator 2020

    Këshilltari politik i presidentit Thaçi, Adil Behramaj, ka ironizuar më këshilltarin e kryeministrit Hoti, Xhavit Beqiri, i cili duke komentuar deklaratat e presidentit Thaçi, tha se askush nuk duhet të shqetesohet.

    Duke ironizuar me të, Behramaj ka thënë se si me dorë, krejt shqetësimet na i ka hequr ky këshilltari i kryeministrit, që na foli në emër të tij.

    Në fakt, sipas Behramajt, kryeministri dhe klubi i valltarëve të tij janë kah e bëjnë situatën shumë shqetësuese.

    “Nuk ka unitet brenda Qeverisë. Nuk ka kurrfarë bashkëpunimi mes Kryeministrit dhe Presidentit. Nuk ka kurrfarë bashkëpunimi mes Qeverisë dhe opozitës. Garanca që ky këshilltari i kryeministrit Hoti i jep presidentit për dialogun është më së paku fyerje për presidentin. Ajo më së shumti është fyerje për qytetarët e vendit tonë!”, ka shkruar Behramaj.

    Ky është postimi i plotë i këshilltarit të Thaçit:

    Sot, sigurisht as ju nuk keni kurrfarë shqetësimesh. Mua, si me dorë, krejt shqetësimet m’i hoqi ky këshilltari i kryeministrit, që na foli në emër të tij. Edhe koordinim të plotë institucional paskemi, se as këtë nuk e kisha ditur. Në fakt, kryeministri dhe klubi i valltarëve të tij janë kah e bëjnë situatën shumë shqetësuese. Nuk ka unitet brenda Qeverisë. Nuk ka kurrfarë bashkëpunimi mes Kryeministrit dhe Presidentit. Nuk ka kurrfarë bashkëpunimi mes Qeverisë dhe opozitës.

    Mungesa e kohezionit të brendshëm, ku 40 vota shqiptare nuk dihet nëse i ka kjo Qeveri dhe fati i çdo vendimi të saj varet ekskluzivisht nga Lista Serbe, për çdokënd që i kupton pak këto procese do të duhej të ishte shumë shqetësuese. Po ashtu, mungesa absolute e përkrahjes opozitare, sipas së cilës, kryeministri me 25 mijë vota dhe Qeveria e tij nuk kanë fare legjitimitet të na përfaqësojnë, se lërë më edhe të nënshkruajnë marrëveshje të rëndësishme për fatin e Kosovës, sërish do të duhej të ishte shqetësuese.

    Që nga 2014-ta jemi në qorrsokak politik për shkak të këtyre aventurave të papërgjegjshme politike. Prandaj, një marrëveshje e re, që dihet qysh tash se përfundon e pavlerë, sepse mungon uniteti politik dhe për të kërkohen 2/3 e votave në Kuvend, mjegullon dhe zvarrit edhe më shumë perspektiven tonë.

    Garanca që ky këshilltari i kryeministrit Hoti i jep presidentit për dialogun është më së paku fyerje për presidentin. Ajo më së shumti është fyerje për qytetarët e vendit tonë!

    Kredi me afat rekord të shqyrtimit dhe aprovimit
    Nga Rubrika
    Lajme15 Maj 2024
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan, ka shënuar sot 24-vjetorin e themelimit si dega e parë në nivel vendi,...
    Lajme15 Maj 2024
    Gazetarja e Radio Kosovës, Behare Bajraktari ka thënë se sot rreth otës 18:00 është sulmuar nga qentë endacakë te Menza e Studentëve...
    Lajme15 Maj 2024
    Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, tha se LDK nuk shkon në tavolina ku bëhen pazare, duke iu referuar takimit mes kryeministrit Albin...
    Të tjera
    Vip15 Maj 2024
    Meritoni është shprehur se në këtë pikë të lojës nuk do kishte dashur të kishte këtë përjetim, ku mes tij dhe Juli...
    Lajme15 Maj 2024
    Qeveria e Kosovës ka lëshuar komunikatë në lidhje me takimin e sotëm të zv/kryeministrit Besnik Bislimi me emisarin e BE’së, Miroslav Lajçak...
    Bota/Rajoni15 Maj 2024
    Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA përmes një postimi në “X” ka njoftuar se sa persona janë larguar nga Rafah. Kjo...
    Bota/Rajoni15 Maj 2024
    Kanë mbetur edhe dy ditë deri në mbledhjen e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, e anëtarësimi i Kosovës në këtë...
    Opinione15 Maj 2024
    Nga Adri Nurellari Në botën tonë të trazuar, ku konfliktet dhe tensionet gjeopolitike shpesh dominojnë titujt e mediave, dialogu dhe përpjekjet për...
    Sport15 Maj 2024
    Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Atalantas dhe Juventusit. Dy ekipet po luajnë në finalen e Kupës së Italisë për këtë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.