×
  • Lajme
  • Lajme

    Zhvillime në koalicion, AAK i jep përkrahje Haradinajt për pjesëmarrje në dialog

    FrontOnline
    16 Shtator 2020

    Ekipi dialogues i Kosovës në procesin e negociatave me Serbinë mund të pësojë ndryshime të vogla. Dy ministrat e AAK-së, ai i Drejtësisë, Selim Selimi, dhe ajo e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, me gjasë s’do të jenë më pjesë e dialogut. Në vend të tyre pritet të shkojë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

    Me përplasje, polemika e çarje është karakterizuar puna e koalicionit qeverisës deri sot në Kosovë. AAK tash e sa kohë po e akuzon LDK-në dhe kryeministrin Hoti, se e ka lënë këtë parti anash në procesin e dialogut. Si rrjedhojë, AAK ka paralajmëruar tash e disa herë edhe daljen nga qeveria, shkruan lajmi.net.

    Por gjërat mund të ndryshojnë ditëve në vijim. Në media mbrëmë u raportua se është kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ai që ka kërkuar që të jetë vet pjesë e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, në vend të dy ministrave të partisë së tij.

    Lajmi.net sot gjatë ditës ka tentuar të marrë një përgjigje nga ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, dhe zëvendëskryeministri, Besnik Tahiri në lidhje me këtë çështje, mirëpo që të njëjtën nuk e ka marrë.

    E një zyrtar i lartë i AAK-së, për lajmi.net ka thënë se nuk ka ndonjë informacion për ndonjë kërkesë zyrtare të Haradinajt për pjesëmarrje në dialog.

    Siç është thënë, nëse një gjë e tillë është kërkesë dhe dëshirë e Haradinajt, ai do ta ketë edhe përkrahjen e anëtarëve tjerë.

    “E kemi pasur mbledhjen e Këshillit Drejtues mirëpo një gjë e tillë nuk është diskutuar, s’kam ndonjë informacion. Natyrisht se nëse kjo ndodhë, do të ishte mirë edhe për Kosovën, ngase Haradinaj e ka përvojën e duhur edhe në dialog, dhe do ta kishte përkrahjen e AAK-së”, ka thënë ky zyrtar.

    Megjithatë, në lidhje me këtë çështje nuk është deklaruar ende kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

    Ky i fundit, ka pasur përplasje jo fort të buta me kryeministrin Hoti edhe para nënshkrimit të marrëveshjes në Uashington.

    Madje, Haradinaj kishte “kërcënuar” me largim nga koalicioni, nëse nuk ndryshohet apo hiqet tërësisht pika e marrëveshjes që fliste për Liqenin e Ujmanit.

    Haradinaj edhe në të kaluarën ka qenë pjesë e dialogut dhe takimeve të nivelit të lartë me Serbinë, bashkë me presidentin Thaçi.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.