×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Burri i saj vdiq nga COVID-19, Wolfe: Viktimat mos i shikoni vetëm si numra, por si qenie njerëzore

    FrontOnline
    15 Shtator 2020

    Pasi burri i saj vdiq nga COVID-19, Sondra Wolfe dëshiron që njerëzit të shohin jetën humane prapa numrave.

    “Njerëzit i shohin numrat dhe shumë prej tyre nuk iu intereson më tepër. Unë dua të vendos një fytyrë njerëzore dhe një familje, atë që po kalon një familje, hidhërimin që kjo ka shkaktuar dhe ndoshta të ndryshoj disa mendje se kjo është një gjë e vërtetë”, tha Wolfe të martën për CNN-in.

    Ajo e përshkroi burrin e saj, Mike, si një baba, gjysh dhe burrë të shkëlqyeshëm. Ajo tha se humbja e tij po lë një hendek të madh në familje dhe komunitetin e tyre.

    “Ai u kujdes për të gjithë ne. Ai ishte thjesht një djalosh i shkëlqyeshëm”, tha Wolfe, transmeton Telegrafi.

    Ajo tha se është zhgënjyese që Presidenti Trump dhe liderët e tjerë federalë nuk vepruan më ashpërsinë e pandemisë më herët. “Vendet e tjera e kanë këtë nën kontroll dhe po mbrojnë qytetarët e tyre. Kjo thjesht po më zemëron. Kjo ka të bëjë me njerëz dhe jetë”, tha ajo.

    “Nuk po zhduket,” shtoi ajo. “Nuk është politike. Është një krizë shëndetësore dhe ne duhet të bëjmë atë që mundemi për t’u kujdesur për njëri-tjetrin”, pohoi ajo.

    Ajo i nxiti njerëzit të vendosin maskat dhe të kishin ndjeshmëri, duke thënë se veprimi i thjeshtë mund të shpëtojë jetë.

    “Nëse do t’ia kalonit këtë dikujt tjetër, si do t’ju bënte të ndiheshit. Nëse egoizmi juaj do të ishte përgjegjës për vdekjen e dikujt”, tha Wolfe. /Telegrafi/

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    Brenda vetëm 24 orësh, çmimi i derivateve në Kosovë u rrit për së paku 14 centë. Më 3 mars, një litër naftë...
    Lajme03 Mars 2026
    Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Sipas tij, çështja e presidentit duhet...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e PDK-së, Artan Behrami ka thënë se të gjitha takimet e kryeministrit Albin Kurti me krerët e partive opozitare...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Brenda vetëm 24 orësh, çmimi i derivateve në Kosovë u rrit për së paku 14 centë. Më 3 mars, një litër naftë...
    Lajme03 Mars 2026
    Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Sipas tij, çështja e presidentit duhet...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Emiratet e Bashkuara Arabe po shqyrtojnë mundësinë e ndërmarrjes së sulmeve ndaj objekteve raketore të Iranit për të ndalur goditjet e vazhdueshme...
    Lajme03 Mars 2026
    Pak para zgjedhjeve të 28 dhjetorit, në një intervistë për Tëvë1, bashkëkryetarja e GUXO-së, Donika Gërvalla, thoshte se çështja e zgjedhjes ose...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Lajme03 Mars 2026
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u takua sot në Shtëpinë e Bardhë me kancelarin gjerman Friedrich Merz, me temë kryesore luftën në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.