×
  • Lajme
  • Lajme

    6 pacientë në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

    FrontOnline
    15 Shtator 2020

    Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës ka disa ditë që është në rënie numri i pacientëve që po trajtohen për COVID-19.Në raportin 24 orësh të Spitalit, bëhet e ditur se aktualisht po trajtohen 32 pacientë të infektuar me coronavirus, ku një pacient është në respirator, 19 në oksigjenoterapi dhe 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se ditën e hënë kanë humbur jetën edhe 4 pacientë të cilët ishin pozitivë me COVID-19 dhe janë konfirmuar edhe 55 raste të reja pozitive në nivel vendi.

    Njoftimi i plotë i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë:Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë numri i të pacientë që po trajtohen me Covid-19 ka disa ditë që është në rënie. Gjatë 24 orëve të fundit 5 pacient janë shëruar nga Covid-19. Aktualisht po trajtohen 32 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 1 pacientë është në Respirator, 19 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
    Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 201 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.

    13 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.5 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 3 normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 5 foshnje, 3 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore.245 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,462 analiza, ndërsa janë kryer 5 operacione.Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 129 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 91 Rëntgena, 21 EHO dhe 17 CT-ja.

    Për Stresin, Xhuli është spiune (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme18 Maj 2024
    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, ka takuar sot personelin amerikan të dislokuar me Komandën Rajonale në Lindje...
    Lajme18 Maj 2024
    Në rrugën Klinë-Gjakovë është shembur dheu. Mediat lokale kanë publikuar pamje, ku shihet se si është shkatërruar rruga dhe se është e...
    Lajme18 Maj 2024
    Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, me datën 17.05.2024 rreth orës 21:00 në rrugën’’Driton Islami’’ në Ferizaj ka ndaluar dy shoferët...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Në rrugën Klinë-Gjakovë është shembur dheu, mëngjesin e sotëm. Mediat lokale kanë publikuar pamje, ku shihet se si është shkatërruar rruga dhe...
    Lajme18 Maj 2024
    Deputeti i Pavarur në Kuvendin e Kosovës dhe ish-zëvendës i kryeministrit Albin Kurti, Haki Abazi, për FrontOnline thotë se ministrja Donika Gërvalla...
    Vip18 Maj 2024
    Familja Salihu mbrëmë kishin festë. Kjo sepse Engji po i jep fund beqarisë. Në media po flitet se ajo po fejohet me...
    Lajme18 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka raportuar se një burrë ka vdekur në Prizren, si pasojë e kontaktit me rrymën. Në raportit 24 orësh,...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Aeroporti i Mynihut në Gjermani është mbyllur, sepse disa aktivistë për mbrojtjen e klimës kanë hyrë në psitën e tij. Siç raporton...
    Lajme18 Maj 2024
    Rezultati i mbledhjes së djeshme në Këshillin e Evropës, çështjet bilaterale dhe rajonale si dhe projektet e përbashkëta ishin temë e diskutimit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.