×
  • Lajme
  • Lajme

    Ismet Beqiri i reagon Vjosa Osmanit: Askush në LDK nuk po feston largimin tuaj

    FrontOnline
    14 Shtator 2020

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës i cili është edhe deputet i kësaj partie në Kuvendin e Kosovës, Ismet Beqiri i është përgjigjur kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani.

    Beqiri, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se askush në LDK po nuk feston largimin e Vjosa Osmanit.

    “Unë kam respekt për Vjosën por nuk është e vërtet që dikush po gëzohet e po feston në LDK për largimin e saj. Kjo nuk i ndihmon as asaj e askujt”, tha ai.

    Nënkryetari i LDK-së ka thënë se Osmani është dashur ta reformojë LDK-në nga brenda e jo të bëjë deklarata pas largimit.

    Ismet Beqiri nuk ka dashur ta zbulojë votën e tij në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së për përjashtimin apo jo të Vjosa Osmanit por ai ka thënë se njëherë në zgjedhje lokale i ka lëshuar rrugë kësaj të fundit për të garuar për Prishtinën.

    Beqiri thotë se Vjosa Osmani ka pasur kontribut në rezultatin e zgjedhjeve të fundit në LDK.

    “Zonja Osmani mund të hidhërohet, por vendimet e partisë edhe kur ka votuar kundër është dashur t’i respektojë vendimet e partisë…Nëse vendimet e partisë nuk respektohen nuk mund të konsiderohet se ka bërë “hajër” në LDK”, tha ndër të tjera Ismet Beqiri.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Korrik 2025
    Ndërmarrja “Sport Marketing Prishtina” ka njoftuar se pishina e Gërmisë do të jetë e mbyllur për pesë ditë, nga data 15 korrik...
    Lajme15 Korrik 2025
    Mbrëmë, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pati një darkë pune me të Dërguarën e Posaçme të Mbretërisë së...
    Lajme15 Korrik 2025
    Gazetari Shkëlzen Dakajt, pronar i gazetës Infokus, thotë se lidhjet e Gentian Sulo, pronari i kompanisë “Noa Energy Trade”  shkojnë shumë më...
    Të tjera
    Hulumtime15 Korrik 2025
    Mbi 195 milionë euro qarkullim dhe rreth 10 milionë euro fitim të pastër ka siguruar gjatë vitit 2024 kompania me vetëm 2...
    Lajme15 Korrik 2025
    Rreth 90% të bizneseve të mëdha në vend ende nuk kanë lidhur marrëveshje për furnizim me energji elektrike, për çka, nga muaji...
    Kronika15 Korrik 2025
    Policia e rajonit të Prizrenit, ishte goxha e ashpër me shkelësit e rregullave të trafikut. Afro 3 mijë gjoba janë shqiptuar në...
    Lajme15 Korrik 2025
    Bllokada në Kuvendin e Kosovës ka nisur të bëhet temë edhe në mediat botërore. Rreth përpjekjeve të pasuksseshme të Kuvendit, ka shkruajtur...
    Lajme15 Korrik 2025
    Sot do të mbahet seanca e radhës konstituive e Kuvendit. Deputetët do të mblidhen në përpjekjen e 47-të për ta zgjedhur kryetarin...
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Ka pasur disa sinjale se më shumë kamionë dhe furnizime po mbërrijnë në Gazë, por Bashkimi Evropian nuk sheh përmirësim të mjaftueshëm...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.