×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri: Institucionet shtetërore në Gjilan janë të vendosura për të garantuar mbarvajtjen e mësimit në shkolla

    FrontOnline
    14 Shtator 2020

    Komiteti i emergjencave për parandalimin e pandemisë globale, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt dhe në analizimin e gjendjes së përgjithshme, ka bërë të ditur se janë kthyer rezultatet e testimit të mësimdhënësve dhe nga të gjitha testimet e bëra, vetëm 4 raste janë konfirmuar pozitive të cilët janë duke u trajtuar nga mjekët.

    Në fjalën e tij, në konferencën me gazetar kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar të gjitha institucionet shtetërore që me punën e tyre janë të vendosur për të garantuar procesin mësimor në shkolla, ndërsa gjendja me virusin Covid-19 në Gjilan, është e qetë dhe vazhdimisht në rënie.

    “Gjindja është e qetë dhe nën kontroll të vazhdueshëm të ekipeve shëndetësore. Deri tani nga rezultatet e pranuara kemi 4 mësimdhënës që kanë rezultuar pozitiv dhe menjëherë janë marrë masat e nevojshme sipas protokollit shëndetësor dhe në bazë të planifikimit të MASHT-it. Në gjendjen e përgjithshme, Gjilani vazhdon ti ketë 119 raste aktive me Covid-19, nga gjithsej 936 raste pozitive sa kishim që nga 13 marsi e deri më sot. 776 pacient janë shëruar plotësisht dhe për fat të keq 41 pacient kanë humbur betejën me virusin Covid-19. Mostra në pritje janë gjithsej 33, ndërsa të hospitalizuar i kemi 24 pacient, të cilët janë nën monitorimin e vazhdueshëm”, ka thënë në fjalën e tij kryetari Lutfi Haziri.

    Apeli i përbashkët është për kujdes maksimal dhe parandalim të virusit, duke përdorur masat mbrojtëse, e deri te vetizolimi nëse paraqiten simptomat, sepse vetëm në këtë formë mund të garantohet shëndeti publik dhe parandalimi i përhapjes së virusit./Front Online

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.