×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Si pastrohen paratë e pista në bizneset e lojërave të fatit në Kosovë dhe Shqipëri?

    FrontOnline
    14 Shtator 2020

    Kumari, si në kazino reale ashtu dhe në internet, me makina elektronike apo baste sportive, është identifkuar prej kohësh si një nga kanalet e pastrimit të parave në vendet e Ballkanit perëndimor. Shumat e mëdha të xhirove ditore dhe pagesat me para në dorë e bëjnë shumë të lehtë përzierjen e parave të pista me paratë e pastra.

    Sipas një raporti të Nismës Globale Kundër Krimit të Organizuar me titull: Prurjet Financiare të Paligjshme në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, kumari, në thelb, nuk është i paligjshëm apo negativ, dhe një administrim i mirë i këtij sektori mund të sjellë shumë përfitime për ekonominë, nëpërmjet turizmit dhe investimeve të huaja, por pa një kontroll dhe mbikqyrje të efektshme, lojërat e fatit mund të kthehen në çerdhe të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
    Nga këndvështrimi i zhvillimit të ekonomisë, kumari konsiderohet edhe si taksë regresive në dëm të të varfërve, dhe kontribuon në shtimin e informaletit në ekonomi. Ka një sërë metodash për pastrimin e parave nëpërmjet lojërave të fatit. Mënyra më e thjeshtë është kur një individ hyn në kazino, blen kredite loje me para të pista, dhe më pas luan për pak kohë, zakonisht në lojëra me koeficientë të lartë. Vendos baste për çdo rezultat të mundshëm, dhe për pasojë do të dalin një ose më shumë rezultate pozitive. Kur kthen kreditet në para, i kërkon arkës që t’i japë një çek për shumën e parave, ose të paktën një faturë, në mënyrë që të pretendojë se paratë janë të fituara në kumar.

     Në Shqipëri shpenzoheshin 700 milionë euro në vit në baste

    Për të zbutur efektet negative të kumarit, si Shqipëria ashtu edhe Kosova nxorrën jashtë ligjit, në fillim të vitit 2019, shumicën e formave të lojërave të fatit, duke përfshirë pikat e basteve, makinat elektronike, dhe faqet e lojërave në internet. Në Shqipëri, lejohen të zhvillojnë aktivitetin vetëm kazinotë në hotele luksoze, bingo në televizion, dhe llotaria kombëtare.

    Llogaritej se shqiptarët harxhonin rreth 700 milionë euro në vit për baste sportive, dhe vetëm 150 milionë euro në baste vendosesin në kompani legjitime. Kryeministri tha se ndalimi i lojërave të fatit u bë për të dhënë ‘një mesazh të qartë kundër krimit të organizuar që pastron para nëpërmjet këtyre aktiviteteve’.

    Lidhjet e politikës kosovare me sektorin e lojërave të fatit

    Edhe në Kosovë, kumari ishte shumë i përhapur, veçanërisht bastet sportive, dhe shumë të rinj të papunë luanin ‘për të provuar fatin’.

    Përpara ndalimit me ligj, kishte 12 kompani të mëdha kumari, me më shumë se 470 pika të hapura në të gjithë vendin, dhe sektori ziente nga aktiviteti i paligjshëm. Në vitin 2018, këtyre kompanive iu vendosën 700 gjoba, dhe pati 18 denoncime penale, u konfiskuan më shumë se 100 makina elektronike, u hoqën 28 licenca, dhe u mbyllën 301 pika

    Sektori dominohej nga persona që kishin lidhje me politikanë të nivelit të lartë, dhe madje thuhet se politikanë të korruptuar i humbnin në kumar paratë e fituara nga aktivitete ilegale, dhe më pas merrnin mbrapsht të ardhura të pastruara nga biznesi i lojërave të fatit, bëhet e ditur në këtë raport që e posedon “Front Online”.

    Pas mbylljes së lojërave të fatit në Shqipëri dhe Kosovë, shumë kompani kumari hapën degë në Maqedoninë e Veriut, dhe pika lojërash pranë kufirit me Kosovën, apo u zhvendosën në zona që kontrollohen nga Misioni NATO në Kosovë (KFOR), si fshati Karacevë.

    Karaçeva përmendet në raportin ndërkombëtar

    Karaceva  është një fshat që ndodhet në kufi me Serbinë, në një zonë neutrale, sipas Marrëveshjes së Kumanovës të vitit 1999. Në marrëveshje thuhet se ka një zonë sigurie tokësore prej pesë kilometrash (pra zonë neutrale) përgjatë kufirit, që kontrollohet nga KFOR, dhe policia kosovare nuk mund të hyjë në këto zona pa marrë leje nga KFOR. Kumari zakonisht tërheq kriminelë nga vendet fqinje për pastrimin e parave, dhe kontrolli i dobët shtetëror mbi lëshimin e licensave të kumarit e bën akoma më të lehtë këtë proces. Maqedonia e Veriut po zhvillon në mënyrë aktive sektorin e turizmit, dhe pritet që ndalimi i kumarit në Shqipëri dhe Kosovë të shkaktojë më shumë trafik ndërkufitar.

    /Front Online/

    Nga Rubrika
    Ekonomi27 Tetor 2024
    Veç për 49 euro tregtohej një megavat energji elektrike më 20 tetor 2024 në tregjet ndërkombëtare, nga 490 euro sa shitej një...
    Ekonomi14 Tetor 2024
    Për shumë kë e shtuna e kaluar ishte ditë pushimi, por jo edhe për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, dhe drejtuesit e...
    Ekonomi10 Tetor 2024
    Sektorët e ndërtimtarisë, tregtisë dhe prodhimit në Gjermani punësojnë pjesën më të madhe të kosovarëve që jetojnë atje. Por, me kalimin e...
    Të tjera
    Lajme29 Tetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, thotë se kjo parti do të vij edhe ndryshimi për pensionisët. Sipas tij në...
    Lajme29 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Murati, do të mbajnë sot konferencë për media. Sipas njoftimit për...
    Lajme29 Tetor 2024
    Deri para pak kohësh, deputetja e Parlamentit Evropian nga radhët e të Gjelbërve gjermanë, Viola von Kramon, ka folur për rezultatet e...
    Lajme29 Tetor 2024
    Gjykata e Apelit ka refuzuar si të pabazuar ankesën e mbrojtësit të ushtruesit të detyrës së drejtorit të Autoritetit Rajonal të Pellgjeve...
    Bota/Rajoni29 Tetor 2024
    Sot dhe nesër në Tiranë mbahet takimi i 18-të i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri. Shtyllat kryesore të takimit të 18-të të...
    Lajme29 Tetor 2024
    Gjykata e Apelit ka njoftuar se është kthyer në rigjykim rasti për vrasjen e xhaxhait nga nipi i tij në Kijevë të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.