×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Çka punojnë dhe sa paguhen qytetarët e Kosovës në Gjermani?

    FrontOnline
    10 Tetor 2024

    Sektorët e ndërtimtarisë, tregtisë dhe prodhimit në Gjermani punësojnë pjesën më të madhe të kosovarëve që jetojnë atje. Por, me kalimin e viteve është rritur edhe numri i punëtorëve në sektorë të ndryshëm, si shëndetësi, edukim dhe informim e komunikim.

    Në bazë të të dhënave së prezantuara nga Instituti GAP, del se numri më i madh i kosovarëve që punojnë në Gjermani janë të angazhuar në sektorin e ndërtimtarisë, tregtisë dhe prodhimit.

    Në vitin 2023, paga mesatare në Gjermani për kosovarët ishte 2,822 euro, shumë më e lartë në krahasim me pagën mesatare prej 468 eurosh në Kosovë.

    Sektori i ndërtimtarisë prin me 32,238 kosovarë të punësuar, ndërsa ata që punojnë në tregti dhe prodhim ndjekin me 17,774 dhe 17,702 punëtorë përkatësisht.

    Përveç këtyre sektorëve, gjithashtu një numër i konsiderueshëm është i angazhuar në hoteleri dhe gastronomi (12,434 punëtorë), si dhe në fusha të tjera.

    Sa i përket pagave, sektori i informimit dhe komunikimit në Gjermani ofron pagën më të lartë për kosovarët, rreth 3,762 euro, krahasuar me vetëm 930 euro në Kosovë. Ndërkohë, sektori i gastronomisë ofron pagën më të ulët në Gjermani, me 1,867 euro, por ende shumë më të lartë se paga mesatare për këtë sektor në Kosovë, që është 348 euro.

    Ky raport thekson dallimin e madh ekonomik mes pagave në Gjermani dhe Kosovë, me një rritje të vazhdueshme të emigrimit të fuqisë punëtore kosovare drejt tregut gjerman, sidomos në sektorët e ndërtimtarisë dhe shërbimeve./REL

    Nga Rubrika
    Ekonomi01 Nëntor 2024
    Punonjësit e sektorit publik në Kosovë mund të marrin paga me rritje nga janari i vitit të ardhshëm, siç u premtoi kryeministri...
    Ekonomi31 Tetor 2024
    Në raportin e saj të fundit për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, Banka Botërore parashikon një rritje të moderuar ekonomike në dy...
    Ekonomi31 Tetor 2024
    Bankat komerciale në Kosovë sivjet kanë thyer rekordin e fitimit. Për 9 muaj të këtij viti kanë shënuar 138.6 milionë euro fitim...
    Të tjera
    Lajme03 Nëntor 2024
    Njohësi i proceseve politike, Arton Demhasaj, për FrontOnline, ka folur për parafushatën e nisur nga partitë politike, në theks të veçantë për...
    Lajme03 Nëntor 2024
    Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka udhëtuar drejt Amerikës. Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një fotografie të postuar...
    Lajme03 Nëntor 2024
    Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu, ka kritikuar Vetëvendosjen, pas planifikimit të saj për agjendën për 8-vjetorin e vdekjes së ish-aktivistit të VV-së...
    Lajme03 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mbrëmë mori pjesë në Ballon e Marinsave amerikanë. Këtë e ka bërë të ditur vetë e para...
    Lajme03 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Vjenë të Austrisë. Atje, i pari i qeverisë do të marrë pjesë...
    Lajme03 Nëntor 2024
    Kryetarja e Aleancës së Gruas së Kosovës Diellza Kukaj, e cila dje u nominua për kandidate për deputete, thotë se me Ramush...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.