×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    ‘’Recitim i bukur e fjalim propagandues’’, opozita e analistët: Ekonomia kurrë s’ka qenë më keq në Kosovë, Kurti po mashtron

    Arbnor BUZHALA
    14 Tetor 2024

    Për shumë kë e shtuna e kaluar ishte ditë pushimi, por jo edhe për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, dhe drejtuesit e subjektit të tij politik, Lëvizjen Vetëvendosje.

    Në një sallë në Prishtinë, kryeministri Kurti kishte ftuar mbledhjen e Këshillit Drejtues të subjektit politik, të cilin ai e drejton, Lëvizjes Vetëvendosje.

    Para përkrahësve të tij, me një fjalim të gjatë, Kurti shpalosi punën e tij katër vjeçare, duke iu treguar vartësve të tij, punën e ‘’shkëlqyeshme’’ që ai ka bërë për këto vite të qeverisë së tij.

    Ani pse një gjë e tillë duket ashtu tek përkrahësit e VV-së, për opozitën në vend, njohësit e ekonomisë e analistët politik, gjendja ekonomike në vend s’ka qenë kurë me keq e madje ka nga ta që thonë se kryeministrit Kurti iu kanë përzier shifrat e ekonomike.

     

    Shala: Kryeministrit iu kanë përzier shifrat, matematika s’po i shkon mirë

    Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, për FrontOnline, e konsideron si përzierje të shifrave fjalimin e kryeministrit Albin Kurti, të cilin e mbajti javën e kaluar para Këshillit Drejtues të Lëvizjes Vetëvendosje.

    ‘’Është e vërtetë e madhe që kryeministri Kurti me të dhënat statistikore që po i përdor, vërtetë iu kanë përzier numrat dhe matematika nuk është duke i ecur diçka mirë. Tashmë, raporti eksporti-import është 1 me 6.5, kemi disfavor të eksportit, kemi ngritje të inflacionit, të hyrat nga mërgata janë po thonë si investime të huaja’’ thotë Shala.

    Deputeti I PDK-së, thotë se prodhimi vendor s’ka qenë asnjëher më keq se sa në ketë mandate qeverisës.

    ‘’Prodhimi vendor është si kurrë më keq. Asnjë nga të dhënat e prezantuara nga Qeveria nuk janë të qëndrueshme’’ shprehet ai.

    Po ashtu, deputeti Shala, potencon se edhe ikja e të rinjeve nga Kosova nuk ka qenë kurrë më e lartë, duke shtuar se Qeveria Kurti tashmë ka filluar fushatën e marketingut me shifra inekzistente.

    ‘’Ikja e të rinjeve nuk ka qenë kurrë më e lartë. Pra Qeveria, ka filluar fushatën dhe marketingun me shifra krejtësisht inekzistente’’ tha Shala për FrontOnline.

     

    Haziri e quan Kurtin si  ‘’Albin PEP-i’’, po thur vargje e rima të mira

    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, për FrontOnline, e fjalimin e kryeministrit Albin Kurti e krahason me emisionin ”Programi Ekonomik i Propagandës” (PEP), i cili ishte transmetuar në Radio Televizionin e Prishtinës, gjatë kohës kur Kosova ishte nën regjimin e pushtetit serb.

    Për këtë, Haziri e quan kryeministrin Kurti si ‘’Albin PEP-i’’ duke iu referuar emisionit televiziv të RTP-së.

    ”RTP-ja e ka pas një pjesë të prezantimeve ekonomike që e ka quajtur Programi Ekonomik-Propagandistik, që e kanë quajtur PEP. Kryeministri Kurti është bërë ”Albin PEP-i’’ shprehet Haziri.

    Për Hazirin, preznatimi i programit ekonomik në këtë formë nga ana e kryeministrit Kurti para forumeve partiake, më shumë është për konsum të brendshëm dhe se s’ka të bëjë asgjë me realitetin.

     ‘’Programi ekonomik dhe propagandistik nëpër forume të partisë me prezntu shifra, numra, lakore dhe me kriju besim të rrejshëm në Kosovë, është më shumë për konsum të brendshëm dhe s’ka të bëjë asgjë me realitetin e s’ka të bëjë asgjë me realitetin as deklarata e ministrit të tij Xhelal Sveçla, i cili tha se reagimet e shtetit në veri nuk janë vetëm të institucioneve të shtetit por janë edhe të VV-së, apo Haxhiu që ka thënë se ka ardhë dikush e shitma djalin tim për noter, por ajo ka thënë se ne nuk punojmë ashtu’’ thotë Haziri.

    Haziri, potencon se VV po punëson të afërm nepër institucione, duke refuzuar që të punësoj edhe votuesit e ndershëm të VV-së.

    ‘’ Është e vërtetë se ata nuk punojnë ashtu dhe nuk i marrin kandidatët për noter që janë të mirë, sepse i kanë balldëskat, kunatat dhe kushërinjtë me i shti në punë e nuk vjen në shprehje as qytetari i ndershëm me hy në punë që e ka votu VV-në. Në Gjilan që tri vite në Lagjen Arbëria e kam lën të gatshme, financohet nga Komisioni Evropian, çka ka ndodhë, asgjë.’’ u shpreh ai.

    Nëkryetari i LDK-së, programin e VV-së e quan si program propagandistic dhe se kryeministri Kurti për të është bër një politikan që thur tregime të mira e rima të mira.

    ‘’Programi i VV-së, është program propagandistik dhe unë e quaj politikat e PEP-it dhe kryeministri Kurti është bër pepejgji politik, duke thurur tregime të mira, rima të mira, që populli ka qejf me i dëgjua’’ përfundon Haziri.

     

    Lekaj: Kosova kurr s’ka qenë më keq, Kurtin nuk e marr seriozisht

    Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, për FrontOnline ka komentuar fjalimin e kryeministri Albin Kurti të cilin e mbajti të shtunën e kaluar para Këshillit Drejtues të VV-së.

    Për të, fjalimi i Kurtit nuk i duket serioz, pasi që sipas tij kjo po bëhet në vitin zgjedhor.

    ”Deklaratat e Kryeministrit Kurti tashmë nuk duhet marrë seriozisht, jemi futur në vitin zgjedhor. Kosova kurrë nuk ka qenë më keqë as në temat e brendshme dhe as në ato të jashtme. Kosova ka kaluar në regresë si pasojë e qeverisjes më të dobët të vendit qysh nga pas lufta” thotë Lekaj.

    Nënkryetari i AAK-së, shton se Kosova po përmballet me probleme tëmëdha në sektorin e shëndetësisë e me ngritjen e çmimeve e me mungesë të sigurimeve.

    ”Vendi ynë po përballet me probleme në sektorin e shëndetësisë, ngritjes së të gjitha çmimeve të jetesës, mungesës së sigurimeve, pagës minimale, pagave të vogla në sektorin privat dhe publik, problemeve në operim të bizneseve në vend, mungesës së investitorëve të huaj, prishjes së raporteve me shtetet aleate, mungesën e njohjeve të reja, sanksioneve ekonomike nga vendet e zhvilluara që kapin shifra të qindra milionave eurove” shprehet ai.

    Lekaj, potencon se Kurti duhet të tregohet më i matur e të mos gënjej kaq hapur qytetarët.

    ”Mbi këto fakte, Kryeministri Kurti duhet të jetë më i matur dhe të mos gënjejë hapur qytetarët. Qytetarët janë të zhgënjyer me Qeverinë Kurti, prandaj kjo ështl e dhimbshme për ta sepse do të marrin ndëshkim në zgjedhjet që po vijnë” tha ai për FrontOnline.

     

    Demhasaj: Gjendja ekonomike s’ka qenë kurrë më keq

    Analisti politik, Arton Demhasaj, për FrontOnline ka komentuar fjalimin e kryeministri Albin Kurti të cilin e mbajti të shtunën e kaluar para Këshillit Drejtues të VV-së.

    Demhasaj, thotë se pagat janë ngritë pak në disa fusha, por janë zvogëluar shumë në fusha të tjera.

    ‘’Pagat janë rritë për pak e në disa fusha janë zvogëluar për shumë, inflacioni me të cilin po ballafaqohet në këto vite, ka bërë që edhe për kundër që paga mund të jetë pak më e madhe, mundësia për shportën e qytetarit është shumë më e vogël, për shkak të rritjes së çmimeve nga inflacioni, shto këto edhe rritjen e rrymës dhe gjitha këto në një far mënyre komplet popullatën e bëjnë më varfër se para 3-4 viteve’’ thotë ai.

    Analisti Demhasaj, potencon se eksporti është rritë por kjo ka ndodhur për shkak të bizneseve të cilat qeveria i kishte sulmuar vetë dhe jo për shkak të punës së Qeverisë.

    ‘’ Eksporti është rritë, por kjo ka ndodhë falë disa biznesve të vendit tonë dhe jo për shkak të Qeverisë. Tek punësimet ka legalizim të vendeve të punës’’ shton, Artan Demhasaj.

    Demhasaj, thotë se gjendja ekonomike s’ka qenë kurrë më keq se sa që është tani.

    ‘’Gjendja ekonomike tash nuk është aspak më e mirë, përkundër mos me thënë se është shumë më e keqe se sa ka qen” u shpreh ai./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme19 Korrik 2025
    Teuta, bija e Presidentit historik Ibrahim Rugova, do të martohet javën që vjen. Ajo do të kurorëzohet në Katedralën Nënë Tereza në...
    Lajme19 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy person E.H 44-vjeçar dhe S.M, 39-vjeçare për vjedhje të rëndë në një kioskë...
    Lajme19 Korrik 2025
    “Po duket që Limaj po e lyp diçka që nuk mundet pas, e Kurti po e lyp ndonjë justifikim të ri.” – Kështu...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha sot se Kievi i ka dërguar Moskës një ofertë për të mbajtur një raund tjetër bisedimesh...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Andy Byron, drejtori ekzekutiv i kompanisë teknologjike “Astronomer” me seli në Nju Jork, ka dhënë dorëheqjen nga roli i tij pasi u...
    Lajme19 Korrik 2025
    Brenda më pak se dhjetë ditësh, dy nga institucionet më të mëdha financiare ndërkombëtare – Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar –...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Policia e Shtetit zbuloi në komunën e Vorës, pjesë e Bashkisë së Tiranës, një magazinë ku falsifikoheshin etiketat e skadencës së produkteve...
    Lajme19 Korrik 2025
    Partia Guxo ka prezantuar zyrtarisht kandidatin që do të jetë bartës i listës në komunën e Gjilanit, në zgjedhjet lokal të 12...
    Lajme19 Korrik 2025
    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, sonte në Prizren ka prezantuar publikisht kandidatin e partisë së tij për kryetar komune. Në...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.