Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, thotë se kjo parti do të vij edhe ndryshimi për pensionisët.
Sipas tij në qeverinë aktuale, sfidat dhe vështirësitë e pensionistëve vetëm sa janë rritur, transmeton Front Online.
“Ky është zëri i Xhelal Osmanit, një njeri i ndershëm, tani pensionist, i cili si shumë pensionistë të tjerë në Kosovë, ka kontribuar me dekada të tëra në vend dhe sot meriton një jetë të dinjitetshme në pension. Fatkeqësisht, me këtë qeveri, sfidat dhe vështirësitë e pensionistëve vetëm sa janë rritur, ndërsa premtimet e dhëna nuk janë mbajtur kurrë. Rritjet simbolike në fund të mandatit nuk kanë mbuluar as inflacionin e akumuluar në katër vite! Unë dhe Lidhja Demokratike e Kosovës jemi të vendosur për t’i nderuar gjeneratat që e kanë ndërtuar Kosovën. Ndryshimi po vjen! Edhe për pensionistët!”, shkroi Abdixhiku të martën. /FrontOnline/