×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës

    FrontOnline
    14 Shtator 2020

    Kryesia e Kuvendit të Kosovës, pas pushimit disa javor, do t’i kthehet të hënën punës në kuadër të sesionit vjeshtor.

    Në rendin e ditës të mbledhjes, e cila fillon në ora 14.00, do të jenë pikat e papërfunduara nga seancat plenare të 13, 14, 23 korrikut dhe 7 gushtit – votimi i propozim-rezolutës lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19 të propozuar nga GP i LVV-së, si dhe votimi i rekomandimeve lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19, të propozuar nga GP i PDK-së.

    Në rend dite është edhe pika e papërfunduar nga seanca plenare e 23, 24 korrikut dhe 7 gushtit – votimi i propozim-rezolutës nga debati parlamentar për situatën financiare të Telekomit të Kosovës, pas lejimit të përmbarimit të vendimit përfundimtar OEN të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Paris, të propozuar nga GP i LVV-së.

    Po ashtu, në rend dite janë pikat e papërfunduara nga seanca plenare e 7, 13 dhe 14 gushtit – votimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së, si dhe pika e papërfunduar nga seanca e 14 gushtit – votimi në parim i Projektligjit për rimëkëmbjen ekonomike – COVID-19.

    Pika e gjashtë ka të bëjë me përgatitjet për seancën e re plenare:

    -deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare

    -interpelanca e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, sipas kërkesës së nënkryetares së Kuvendit, Arberie Nagavci, e nënshkruar edhe nga 7 deputetë tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me përgatitjet për fillimin e vitit shkollor në kushte të pandemisë COVID-19 në Kosovë

    -interpelanca e ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratë Publike, Agim Veliu, sipas kërkesës së deputetes Fatmire Mullhaxha-Kollçaku, e nënshkruar edhe nga 9 deputetë tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me hyrjen dhe patrullimin e pjesëtarëve të uniformuar të Serbisë në territorin e Kosovës, në Karaçevë të Kamenicës

    -shqyrtimi i parë i Projektligjit për masat e përkohshme për ta lehtësuar efektin e pandemisë COVID-19

    -shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, i plotësuar dhe i ndryshuar me Ligjin nr. 03/L-221, Ligjin nr. 04/L-116, Ligjin 04/L-194, Ligjin 05/L-063, dhe Ligjin 05/L-007

    -shqyrtimi i rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në lidhje me Raportin e Auditimit të pasqyrave vjetore financiare të MKRS-së për 2019

    -zgjedhja e dy anëtarëve jo ekzekutivë të Bordit të BQK-së, zgjedhja e gjashtë anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore

    -propozimi i GP të PDK-së për zëvendësimin e anëtarëve në Komisionin hetimor parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë nga ana e Qeverisë së Kosovës.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Lajme06 Maj 2024
    Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, u prit sot në një audiencë të veçantë në Selinë e Shenjtë në Vatikan nga Shenjtëria e...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti, priti në takim shefin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport dhe ambasadorin e Zvicrës, Jurg Sprecher, me të cilët...
    Lajme06 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, po qëndron për një vizitë zyrtare në Dallas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo ka marrë...
    Të tjera
    Lajme06 Maj 2024
    Mëngjesin e së hënës është zhdukur një vajzë 30 vjeçare nga Ferizaj. Lajmi u bë i ditur nga familjarët të cilët kanë...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka kujtuar profesorin Fehmi Agani, në 25 vjetorin e vrasjes së tij. Kurti tha se Agani...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Gjermania thirri për konsultime të dërguarin e saj në Moskë, pas dyshimeve se spiunët ushtarakë rusë kanë hakuar emailet e anëtarëve kryesorë...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Babai i Alma Bushati-Arrëzit, nënës e cila i dha fund tragjikisht jetës duke u hedhur nga ura e lumit Buna së bashku...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Vëllai i Ergys Arrazit, që dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj gruas dhe fëmijëve e se kjo më pas ka kryer vetëvrasje,...
    Vip06 Maj 2024
    Kanë mbetur edhe pak orë deri te ngjarja më e madhe e modës, Met Gala 2024. Ky event prestigjioz edhe këtë vit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.