×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Zjarri shkatërroi gjithçka në disa pjesë të ShBA-së, vazhdojnë kërkimet për trupa

    FrontOnline
    13 Shtator 2020

    Ekipet e kërkim-shpëtimit i kanë vazhduar kërkimet me qen nëpër rajonet e shkatërruara nga zjarret në tri shtete perëndimore të Shteteve të Bashkuara për t’i gjetur trupat e personave të zhdukur.

    Flakët kanë shkatërruar mijëra shtëpi dhe gjashtë qyteza në valën e fundit të përhapjes së zjarreve. Që nga fillimi i gushtit, së paku 26 persona kanë vdekur, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

    Megjithatë, pas katër ditëve të motit të nxehtë e me erë, fundjava solli erë më të butë nga Oqeani Paqësor dhe mot më të freskët e me më shumë lagështi. Këto kushte bënë të mundur që ekipet e kërkim-shpëtimit të depërtonin në zonat ku zjarret më herët po përhapeshin në mënyrë të pakontrolluar.

    Së paku gjashtë persona kanë vdekur këtë javë në Oregon, sipas faqes zyrtare për përcjelljen e përhapjes së zjarreve. Guvernatorja Kate Broën ka thënë se dhjetëra njerëz të tjerë mbesin të zhdukur në tri shtete.

    Në Kaliforni, dhjetëra mijëra zjarrfikës ishin duke luftuar me 28 zjarre në natyrë deri të shtunën pasdite, sipas Departamentit për Pylltari dhe Mbrojtje nga Zjarri. Përmirësimi i kushteve klimatike ua mundësoi zjarrfikësve vënien nën kontroll të shumicës së vatrave të zjarrit.

    Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se presidenti Trump do të takohet të hënën me zyrtarët e Kalifornisë. Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se guvernatorët e shteteve perëndimore e kanë një pjesë të fajit për zjarret e shumta viteve të fundit, duke i akuzuar ata për menaxhim të dobët të pyjeve.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.