×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga e hëna fillon lehtësimi i masave për të burgosurit

    FrontOnline
    13 Shtator 2020

    Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Rasim Selmani ka njoftuar se nga nesër, 14 shtator, ky institucion do fillojë së aplikuari masat lehtësuese për të burgosurit.

    Ndër masat që do nisë së zbatuari nga e hëna do të jetë edhe e drejta e shfrytëzimit të fundjavës në shtëpi, si dhe vizitat edhe të fëmijëve për të burgosurit.

    Selmani ka bërë të ditur se me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit, të gjithë të burgosurit që kthehen nga fundjava do të hynë në karantinë për disa ditë.

    “Kemi marrë vendimin përmes urdhrit operativ, që nga data 14 shtator të fillojmë me lehtësimin e masave për të burgosurit, pushimin jashtë institucionit, që janë vikendet në shtëpi. Dhe prej javës së ardhshme presim që të burgosurit ta gëzojnë këtë të drejtë, që nuk e kanë shfrytëzuar që nga 13 marsi i këtij viti për shkak të pandemisë. Pas kthimit të burgosurit do t’i nënshtrohen karantinimit në hapësira të veçanta të institucioneve për disa ditë, në mënyrë që të ruhet shëndeti i personave të tjerë që qëndrojnë në institucione”, ka thënë Selmani.

    Për shkak të situatës me pandeminë ShKK-ja, kishte reduktuar edhe vizita për të burgosurit. Por nga 14 shtatori, sipas Selmanit, gjithmonë duke respektuar masat, të burgosurit do të mund të presin nga dy vizitorë duke përfshirë edhe fëmijët.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Korrik 2025
    Sezoni turistik në Shqipëri ka hyrë në pikun e tij, ndërsa në pikat kufitare me Kosovën po vihet re një rritje e...
    Lajme16 Korrik 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas vendimit të sotëm të Gjykatës Speciale në Hagë për të refuzuar...
    Lajme16 Korrik 2025
    Gjykata Speciale në Hagë ka rrëzuar pjesërisht mocionin e paraqitur nga ekipet mbrojtëse në rastin ndaj Hashim Thaçit dhe të bashkë akuzuarve,...
    Të tjera
    Lajme16 Korrik 2025
    Një 78-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike mëngjesin e sotëm në fshatin Fushë-Milot, pasi u përfshi nga flakët teksa ishte duke...
    Lajme16 Korrik 2025
    Dje në polici është raportuar për një vjedhje të rëndë në Prishtinë. Ankuesi mashkull kosovar ka denoncuar rastin tek autoritetet e sigurisë...
    Lajme16 Korrik 2025
    Një grua është zhdukur mesditën e së martës në qytetin e Rahovecit. Sipas policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Sulejman Kollari” të...
    Lajme16 Korrik 2025
    Policia në Gjilan ka nisur hetimet për vdekjen e një femre kosovare, e cila është gjetur dje pa shenja jete. Njësitë përkatëse...
    Lajme16 Korrik 2025
    Me anë të një shkrimi tejet emocionues, deputeti i PDK-së Altin Krasniqi, kujton vuajtjet e babait të tij Jakupit, në burgje. Atij...
    Lajme16 Korrik 2025
    Është rrëzuar mocioni në rastin e Thaçit dhe të tjerëve. Mbrojtja ka kërkuar që të rrëzohen të gjitha akuzat për krimet apo...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.