Të ri në treg, por me një staf profesionistësh, të cilët treguan suksese në botën e turizmit, e të njëjtën gjë po e bëjnë me “Blue Travel”-in, agjencinë turistike, që fitoi brenda një kohe rekorde besimin e klientit. Një emër që ka një kuptim të madh, që lidhet pikërisht me ngjyrat që bart flamuri i Republikës së Kosovës. Ky është edhe qëllimi kryesor i kësaj kompanie, të jetë në shërbim të qytetarit. Kështu thotë, Elmas Safçi, menaxhere e shitjes në “Blue Travel”, e cila tregon më shumë rreth kësaj agjencie.
Marrë parasysh pandeminë e cila preku jashtëzakonisht shumë bizneset, ajo thotë se kanë arritur t’ia dalin, madje me shifra të suksesshme.
E pikërisht në këtë kohë të vështirë, kjo agjenci u ka dalë në ndihmë të gjithë atyre që duan të pushojnë e të marrin rreze dielli. Nga një shtatori, ata kanë nisur përveç zbritjeve edhe një ofertë tjetër, atë të kreditimit me 0 interes.
E të gjithë ata që duan të bëjnë një udhëtim, një pushim apo edhe të njihen me ofertat e pakot më të lira si në Shqipëri ashtu dhe Turqi, agjencinë “Blue Travel” mund ta gjeni fare lehtë.
Pika në kryeqytet ndodhet përballë “Royall Mall”-it në rrugën “B”.
Ndërsa zgjedhje të shumta e çmimet, mund t’i shikoni edhe në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram.
“Blue Travel Kosova”, lidhja më e mirë dhe më e sigurt për pushime.