×
  • Sport
  • Sport

    ​Ministrja Dumoshi viziton Tiranën për të marrë pjesë në themelimin e Ligës Unike

    FrontOnline
    10 Shtator 2020

    Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, do të qëndrojë në një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku sonte nga ora 19:00, në Tiranë do të nënshkruhet marrëveshja historike ndërmjet Federatës Shqiptare të Basketbollit (FSHB) dhe Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) për themelimin e Ligës së basketbollit, mes dy shteteve, që do të quhet “Liga UNIKE”.

    Sipas komunikatës së MKRS-së, jo marrëveshje do të nënshkruhet në praninë e Ministres së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, Vlora Dumoshi dhe Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Republikës së Shqipërisë, Besa Shahini.

    “Ashtu siç është paralajmëruar, i pranishëm në këtë ceremoni do të jetë edhe Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, i cili njëherësh do të zbulojë edhe logon e Ligës UNIKE. Ministrja Dumoshi themelimin e Ligës Unike të Basketbollit e konsideron një sukses të jashtëzakonshëm të bashkëpunimit në sport mes Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë. Ky është një hap i madh për sportin dhe u ka hapur rrugë edhe sporteve tjera që të fuqizojnë bashkëpunimin ndërmjet federatave përkatëse. Në Ligën Unike do të marrin pjesë tetë skuadra, katër më të mirat nga Kosova dhe katër më të mirat nga Shqipëria si dhe organet e mekanizmat tjerë drejtues do t’i kenë me numër të barabartë të përfaqësuesve”, thuhet në komunikatën.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ngushëllon familjen Maliqi nga Korrotica e Ulët e Drenasit, me rastin e ndarjes nga jeta të humanistit...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se janë 4-5 kandidatë që janë përmendur për postin e presidentit derisa deklaroi se në...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i ish-presidentes Atifete Jahjaga, është lakuar së fundmi rreth çështjes së zgjedhjes së shefit/es së shtetit, tani kur Kosova ka hyrë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka deklaruar se SHBA-ja dhe Izraeli sapo kanë nisur sulmet ndaj Iranit dhe se priten valë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.