×
  • Lajme
  • Lajme

    Albulena Haxhiu aludon se as Grenell s’u beson fjalëve të veta për Albin Kurtin

    FrontOnline
    09 Shtator 2020

    Albulena Haxhiu e VV-së i ka dalë në mbrojtje shefit të saj në parti, Albin Kurtit, pas reagimit të Richard Grenell ku e akuzonte të parin e VV-së për anti-amerikanizëm.

    Me anë të një postimi në Facebook, Haxhiu ka thënë se sipas saj, një fjali e tillë është klishe e vjetër ndaj VV-së, dhe e njëjta është e tejkaluar.

    “Së dyti, Kosova është vendi më pro-amerikan në botë, pas vet ShBA-ve. Si mund të jetë njeriu më i votuar i popullit më pro-amerikan një anti-amerikan?”, ka shkruar Haxhiu.

    Postimi i plotë:

    Së pari, as Albin Kurti as Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk janë anti-amerikane. Kjo është klishe e vjetër që është bërë ndaj VV-së dhe tashmë kjo gjë është e tejkaluar, askush nuk beson në të, madje as vet ata që e thonë.

    Së dyti, Kosova është vendi më pro-amerikan në botë, pas vet ShBA-ve. Si mund të jetë njeriu më i votuar i popullit më pro-amerikan një anti-amerikan?
    Pra, populli e ka shumë të qartë se kush është VV e Albin Kurti.

    Së treti, ne historikisht kemi kritikuar pozicionet e gabuara dhe të dëmshme të palëve nga Kosova dhe historia po na e dëshmon që kemi pasur të drejtë, nga demarkacioni te zajdenica e deri tash kur u dha shumçka e su mor asgjë. Kjo nuk ka të bëjë fare me Amerikën.

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    Brenda vetëm 24 orësh, çmimi i derivateve në Kosovë u rrit për së paku 14 centë. Më 3 mars, një litër naftë...
    Lajme03 Mars 2026
    Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Sipas tij, çështja e presidentit duhet...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e PDK-së, Artan Behrami ka thënë se të gjitha takimet e kryeministrit Albin Kurti me krerët e partive opozitare...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Brenda vetëm 24 orësh, çmimi i derivateve në Kosovë u rrit për së paku 14 centë. Më 3 mars, një litër naftë...
    Lajme03 Mars 2026
    Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Sipas tij, çështja e presidentit duhet...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Emiratet e Bashkuara Arabe po shqyrtojnë mundësinë e ndërmarrjes së sulmeve ndaj objekteve raketore të Iranit për të ndalur goditjet e vazhdueshme...
    Lajme03 Mars 2026
    Pak para zgjedhjeve të 28 dhjetorit, në një intervistë për Tëvë1, bashkëkryetarja e GUXO-së, Donika Gërvalla, thoshte se çështja e zgjedhjes ose...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Lajme03 Mars 2026
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u takua sot në Shtëpinë e Bardhë me kancelarin gjerman Friedrich Merz, me temë kryesore luftën në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.