×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj rreth situatës me Covid 19: Po shkojmë drejtë përmirësimit

    FrontOnline
    09 Shtator 2020

    Pavarësisht se ditëve të fundit ka pasur rënie të rasteve me Covdi1919, masat restriktive në vend nuk pritet të largohen, përkundër kërkesës së sotme të gastronomeve për zgjatje të orarit të punës deri pas mesnate.

    Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj theksoi se primare është ruajtja e shëndetit dhe jetës së njerëzve. Ndërkohë bëri të ditur se vendi po shkon drejtë një përmirësimi cilësor sa i përket koronavirusit.

    “Jemi në vlerësim të situatës epidemiologjike. Ju lutem të na mirëkuptoni edhe ju dhe të gjithë të tjerët. Numri i rënies së rasteve sot mund të themi kushtimisht se numrin më të lartë të rënies së rasteve. Po shkojmë drejt një përmirësimi cilësor. Por kjo nuk duhet të na jep komoditetin të lirohemi dhe kalojmë në nivel tjetër… pavarësisht presionit apo interesave që janë edhe të domosdoshme t’i quajmë të afaristëve, gastronomisë dhe sportistëve e të gjithë të tjerëve. Për mua dhe MSH e rëndësishme është ruajtja e shëndetin dhe jetës së njerëzve”, tha ai.

    Krahas kësaj, Zemaj gjatë monitorimit që i bëri të mërkurën procesit të intervistimit të kandidatëve për specializime tha se laboratorët privat që kryejnë teste serologjike dhe RT-PCR raportojnë në mënyrë të rregullt për rastet ditore.

    “Ka raporte zyrtare që dërgojnë laboratorët privat, në aspektin shkencor dhe të statistikave mendoj që aty duhet ë merrni informacionet, ose zyrën tonë për komunikim. Çka është me rendësi është se janë duke raportuar në mënyrë të rregullt për numrin sasinë dhe gjitha ato. E po ashtu janë institucione tjera që janë brenda ministrisë dhe të jashtme që kanë detyrë dhe obligim ti monitorojnë të zbatojnë ligjet në fuqi”, tha ai.

    Sa i përket specializimeve, Zemaj tha se nga viti tjetër do të ketë specializime të rregullta.

    “Nga viti i ardhshëm do të ketë specializime të rregullta, çdo vit do të ketë specializime. Ndërsa mendoj të fus edhe një pjesë inovative që çdo kush të merr specializim me vetëfinancim në fushën që ai dëshiron”, u shpreh Zemaj.

    Sot ka nisur intervistimi i kandidatëve për specializime të konkursit të shpallur nga Bordi për Shkollim Specialistik i Ministrisë së Shëndetësisë.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Korrik 2025
    Opinionisti Ilir Deda sonte në “Rubikon” në Klan Kosova foli në lidhje me deklaratën e sotme të presidentes Vjosa Osmani, duke thënë...
    Lajme17 Korrik 2025
    Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur se të premten, më 18.07.2025, do të kryhen punime të...
    Lajme17 Korrik 2025
    Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, tha se e vetmja formë se si do të mund të ndalohej lideri i LVV-së janë protestat....
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka ironizuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti rreth vizitës së tij në...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan e ka akuzuar të enjten Izraelin se është duke e përdorur pakicën e druzëve në Siri,...
    Lajme17 Korrik 2025
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i ka dalë në mbrojtje kolegut të grupit parlamentar  dhe ish-kryeministrit të Kosovës,...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Plagosja e 2 personave në Sarandë, kush janë autorët e dyshuar, vëllezër me njëri tjetrin Detaje të reja kanë dalë nga gjuajtja...
    Lajme17 Korrik 2025
    Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën kanë arritur të ndalojnë një furgon në Viti, në të cilin kishte produkte pa fatura...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Kievi së shpejti do të marrë sisteme me rreze të gjatë veprimi, përfshirë edhe përmes iniciativave të prodhimit të përbashkët, tha kancelari...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.