×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kërcënon Vuçiq: Ambasada nuk zhvendoset në Jeruzalem, nëse Izraeli njeh Kosovën

    FrontOnline
    09 Shtator 2020

    Njohja e Izraelit për Kosovën si një vend i pavarur dhe demokratik, do nxisë edhe më shumë acarimin e marrëdhënieve me Serbinë, pavarësisht se kjo njohje ka qenë pjesë e marrëveeshjeve që dy vendet nënshkruan në Shtëpinë e Bardhë.

    Një burim i afërt me Presidentin serb Aleksandër Vucic, tha për Jerusalem Post se Serbia nuk do zhvendos ambasadën e saj në Jeruzalem nëse Izraeli e njeh Kosovën.

    “Serbia nuk do ta zhvendosë ambasadën e saj në Jeruzalem nëse Izraeli e njeh Kosovën si një vend të pavarur,” tha burimi, i cili ka njohuri të afërta të marrëveshjeve të nënshkruara në Washington.

    “Për më tepër, kjo lëvizje nga Izraeli do të dëmtonte marrëdhënien midis Izraelit dhe Serbisë dhe nuk do të jetë kurrë e njëjta. Është kaq e thjeshtë.’’

    Burimi shtoi se “shumë kanë argumentuar se Izraeli duke njohur Kosovën do të ishte i ngjashëm me vendet që njohin në mënyrë të njëanshme” Palestinën “.

    Izraeli nuk e njohu Kosovën për më shumë se një dekadë, nga shqetësimi për dëmtimin e lidhjeve të forta me Serbinë dhe për krijimin e një precedenti për njohjen e një shteti palestinez.

    Serbia dhe Kosova nënshkruan marrëveshje të ndara me SHBA’të në të njëjtën kohë, të ulur në anët e kundërta të Presidentit të SHBA Donald Trump në Zyrën Ovale të premten.

    Marrëveshjet do të lejonin lidhje më të mëdha ekonomike midis vendeve. Kritikët kanë thënë që përmbajtja e marrëveshjeve nuk i përparon lidhjet Serbi-Kosovë dhe përbëhet nga veprime që ajo tashmë është zotuar të ndërmarrë në bisedimet e ndërmjetësuara nga BE.

    Përveç kësaj, marrëveshja me Kosovën deklaroi se Izraeli do të normalizonte lidhjet me vendin me shumicë myslimane, i cili do të hapte një ambasadë në Jeruzalem.

    Serbia dhe Kosova të dy kërkojnë të bashkohen me Bashkimin Evropian dhe Serbia tashmë ka filluar negociatat për këtë çështje. Një zëdhënës i BE tha të hënën, në lidhje me marrëveshjet, se “çdo hap diplomatik që mund të vërë në dyshim qëndrimin e përbashkët të BE mbi Jeruzalemin është një çështje shqetësuese dhe për keqardhje.’

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.