×
  • Lajme
  • Lajme

    18 kandidatë për drejtor të Doganës së Kosovës (Emrat)

    FrontOnline
    09 Shtator 2020

    Në konkursin për drejtor të përgjithshëm të Doganës së Kosovës kanë aplikuar 18 kandidatë, ndër ta edhe ish-drejtori i këtij institucioni Bahri Berisha dhe U.d i drejtorit aktual Ibrahim Xhaka, raporton KosovaPress.

    Kosovapress ka siguruar listën me 18 kandidatët në garë që janë: Betim Elezaj, Ardian Jashari, Bahri Berisha, Arlind Limani, Fetah Zejnullahu, Agim Nika, Ibrahim Xhaka, Bekim Mehmetaj, Bashkim Arifi, Agron Sadiku, Nehat Daki, Besim Curri, Gyltene Syla Kastrioti, Feim Brava, Ekrem Hajdari, Fatmir Miftari, Shkëlzen Mustafa dhe Agron Llugaliu.

    Ministria e Financave ka shpallur konkursin për Drejtoj të Përgjithshëm të Doganës së Kosovës me 3 gusht dhe është mbyllur më 1 shtator.

    Nga kjo Ministri ishte thënë se ky proces do të jetë transparent e profesional.

    Megjithatë, ishte thënë se ky proces i rekrutimit do të monitorohet nga përfaqësuesit e Projektit Britanik për Rekrutime në Pozita të Larta Drejtuese.

    Edhe në Qeverinë Kurti, ish-ministri i Financave Besnik Bislimi kishte hapur konkurs në shkurt të këtij viti për këtë pozitë në Doganë, por ishte pezulluar, pastaj nga ministrja aktuale e Financave Hykmete Bajrami ishte anuluar pasi kishin kaluar afatet ligjore të rekrutimit për shkak të pandemisë Covid-19 (kufizimi i lëvizjes).

     

    Nga Rubrika
    Lajme13 Korrik 2025
    Për shkak të fluksit të shtuar të qytetarëve dhe pranisë së bashkatdhetarëve nga diaspora, Komuna e Prishtinës ka vendosur të zgjasë orarin...
    Lajme13 Korrik 2025
    Edhe sot Bitcoin vazhdoi rritjen rekord, duke tejkaluar nivelin më të lartë prej pak më shumë se 118,839 dollarësh të vendosur dy...
    Lajme13 Korrik 2025
    Një aksident ka ndodhur në fashitin Kçiq të Mitrovicës. Në këtë aksident që ka ndodhur në ora 21:34 është përfshirë një veturë...
    Të tjera
    Sport13 Korrik 2025
    Chelsea po avancon me rezultat të thellë 3-0 pas pjesës së parë ndaj Paris Saint-Germainit në finale të Kupës së Botës për...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Më 2 korrik 1990, mbi 5 mijë shqiptarë sfiduan një nga regjimet më të egra të Europës Lindore, duke hyrë në ambasadat...
    Lajme13 Korrik 2025
    Edhe pse Komuna e Gjakovës ka ndërtuar rreth 4 mijë metra kanale për ujitje në katër vjetët e fundit, fermerët e disa...
    Lajme13 Korrik 2025
    Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në fshatin Mollopolc të komunës së Shtimes, ku një...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu ka treguar se jeton në një shtëpi të ndërtuar 53 vjet më parë edhe pse ka qenë...
    Lajme13 Korrik 2025
    Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit Brendan Hanrahan është takuar edhe me udhëheqësit e Listës Serbe. Delegacioini i Listës Serbe është...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.