×
  • Kronika
  • Kronika

    Vrasja e rëndë në Suharekë për një borxh prej 20 euro, i akuzuari deklarohet i pafajshëm

    FrontOnline
    08 Shtator 2020

    Në shqyrtimin fillestar të mbajtur të martën, në Gjykatën Themelore në Prizren, i akuzuari Sylejman Ahmeti nuk e ka pranuar fajësinë për vrasje të rëndë.

    Ai akuzohet se në janar të këtij viti, pas një mosmarrëveshje lidhur me një borxh prej 20 euro, ka privuar nga jeta tani të ndjerin Shaip Krasniqi.Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Metush Biraj, i akuzuari Ahmeti deklaroi se nuk e pranon fajësinë për veprën penale të vrasjes së rëndë, përderisa e pranon fajësinë për veprën penale të armëmbajtjes pa leje.

    Gjykatësja e rastit, Teuta Krusha, mori vendim për pranimin e fajësisë lidhur me veprën e dytë me të cilën ngarkohet i akuzuari, atë të armëmbajtjes pa leje.

    Pas kësaj, mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Nazmi Mustafa kërkoi që nga prokuroria të pajiset me shkresat e lëndës, si dhe kërkoi që t’i dorëzohet edhe CD-ja, pasi tha se e njëjta konsiderohet pjesë e shkresave të lëndës.

    Edhe përfaqësuesi i autorizuar i palës së dëmtuar, avokati Miftar Qelaj, deklaroi se deri më sot nuk e ka pranuar aktakuzën, e as provat e bashkangjitura aty.

    Pasi që nuk pati propozime tjera, gjykatësja Krusha njoftoi palët se seanca e radhës caktohet të mbahet me 13 tetor 2020, në ora 10:00.

    Ndryshe, në fillim të kësaj seance, gjykatësja Krusha konstatoi se nuk është prezent e dëmtuara Kumrije Krasniqi, duke shtuar se gjykata nuk ka prova se e njëjta është ftuar në mënyrë të rregullt.

    Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren, Sylejman Ahmeti akuzohet se ka privuar nga jeta tani të ndjerin Shaip Krasniqi, në atë mënyrë që më 26 janar 2020, rreth orës 21:45 minuta, në kafiterinë “Toni” në fshatin Maqitevë të Komunës së Suharekës, pronë e Liman Aliut, pas mosmarrëveshjes lidhur me një borxh prej 20 euro, që ia kishte tani i ndjeri Shaip Krasniqi vëllait të tij, fillimisht i thotë: “a e din kënd e keni sha ju, pa ta q* n**** nuk e la, në qoftë se je burr qu dil jashtë”, dhe pasi Limani e largon nga lokali tani të ndjerin, atëherë i akuzuari pasi është ulur dhe ka qëndruar një kohë të shkurtër në tavolinën tjetër brenda në lokal, deri sa tani i ndjeri ishte jashtë duke kërkuar falje nga pronari i lokalit për gjestin e bërë, me shpejtësi ngrihet nga tavolina dhe nga dera tjetër e lokalit del jashtë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Në aktakuzë thuhet se i akuzuari shkon te kamioneta e tij e markës “VW”, e merr pushkën gjysmë automatike të tipit “AK-47”, kalibri 7.62 mm, dhe në prezencë të dëshmitarit Liman Aliu, i cili përpiqet ta pengoj të akuzuarin, Agron Krasniqit dhe mysafirëve tjerë që kishin dal jashtë lokalit, e në një distancë të shkurtë shkrep në drejtim të tani të ndjerit Shaip, i cili qëndronte i ndalur me një bisht të sëpatës në dorë dhe e godet fillimisht në fytyrë, i cili rrezohet në tokë, e pastaj deri sa ishte i rrëzuar e godet edhe disa herë duke i thënë: “qu ti q**** shtatëmijë n***, Allahu ta marroftë xhenazen”, ku i shkakton tetë plagë në regjionin e kokës, kraharorit, abdomenit si dhe në krahun dhe kofshën e djathtë, të cilat dëmtime kanë qenë të shoqëruara me thyerje në kokë, shtyllë kurrizore, brinjë, kockat e krahut dhe kofshës së djathtë, dëmtime të rënda të organeve vitale, trurit, mushkërisë së djathtë, mëlçisë, dhe veshkës së djathtë, të përcjella me gjakderdhje masive në kokë, kraharor dhe abdomen, të cilat edhe kanë qenë aty për aty vdekjeprurëse.

    Me këto veprime, Sylejman Ahmeti akuzohet se ka kryer veprën penale “vrasja e rëndë” nga neni 173, paragrafi 1, nën paragrafi 1.5 të KPRK-së.

    Kurse sipas dispozitivit të dytë, në vend dhe kohë të njëjtë të përshkruar sikur në dispozitivin e parë, nga data e pavërtetuar, në kundërshtim me Ligjin e zbatueshëm, i akuzuari ka poseduar armën gjysmë automatikë të tipit “AK-47”.

    Më këtë, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, paragrafi 1 të KPRK-së.

    Petrol Company hap pikën më të re në Orllat me super çmime për Black Friday: Diesel 1.51€ dhe Benzinë 1.38€
    Nga Rubrika
    Kronika03 Maj 2024
    Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë ka identifikuar dhe ndalur dy automjete në rrugën “Adem Jashari” në Gjakovë, ngasësit e të...
    Kronika02 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues dhe i ka dënuar me gjithsej 28 vjet burgim të akuzuarit, Fethi Uygur, Alajdin...
    Kronika02 Maj 2024
    Një person është gjetur pa shenja jete sot në Doblibare të Gjakovës. Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Negociatorët e Hamasit kanë mbërritur në Kajro për bisedime të mëtejshme mbi një armëpushim të mundshëm në Gaza, tha një zyrtar i...
    Sport04 Maj 2024
    Erik Ten Hag nuk ka dyshime për qëndrimin e tij te Manchester United. Trajneri holandez foli për "Viaplay" për thashethemet për të...
    Sport04 Maj 2024
    Arsenali ka arkëtuar edhe tri pikë të arta në garën për titull të kampionit në Premier League. ‘Topçinjtë’ mundën Bournemouth, me rezultat...
    Lajme04 Maj 2024
    Ministri i Bujqsisë, Faton Peci, duket se i kontrollon në detaje komentet që i bëhen në faqen e tij në “facebook”. Ai...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, përmes një postimi në Facebook ka ngritur shqetësimin në lidhje me rrugën Prishtinë-Mitrovicë. Krasniqi...
    Lajme04 Maj 2024
    Se Medvegja nuk është vetëm e dëshmonedhe fakti se për herë të parë në historinë e re të saj një zavendësministër i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.