×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Vuçiq shkeli marrëveshjen e Uashingtonit 24 orë pas nënshkrimit

    FrontOnline
    06 Shtator 2020

    Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq e ka shkelur marrëveshjen e arritur në Uashington pak më shumë se 24 orë pas nënshkrimit. Kështu thotë kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, duke komentuar pikën e marrëveshjes ku Serbia zotohet të ndalë fushatën për tërheqjen e njohjeve të Kosovës.

    Osmani iu referua kërkesës së Vuçiqit për Izraelin për të mos e njohur Kosovën.

    “Vuçiqit iu deshën pak më shumë se 24 orë për të shkelur pikën 15 të zotimeve që ai nënshkroi në D.C., e cila u kërkon atyre të ndërpresin fushatën çnjohjeve dhe të përmbahen nga kërkesa zyrtare ose jozyrtare nga të tjerët që të mos e njohin Kosovën. Kaq tipike për Serbinë”, shkroi ajo Osmani në Tëitter.

    Presidenti serb tha sot se izraelitët janë “miq tanë, vëllezër dhe shpresoj se kështu do të mbetet dhe i lus edhe njëherë që të mendojnë se çfarë vendimi do të marrin”.

    Po sot, Vuçiq theksoi se duhet pritur reagimin e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan ndaj liderëve të Kosovës, pasi Prishtina zyrtare tha se do të hapë së shpejti ambasadën në Jerusalem.

    “I kuptoj lojërat politike në të cilat dikush dëshiron të thotë se edhe një vend mysliman e pranon Izraelin, duke aluduar në Kosovën. Shumë mirë nëse Kosova e pranon Izraelin, por së pari Izraeli duhet ta pranojë Kosovën, e atëherë Kosova ta bëjë punën e saj…Ta shohim se çfarë do t’i thotë Erdogani Hashim Thaçit e Avdullah Hotit”, th Vuçiq

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Gjykata Supreme ka shfuqizuar kufirin e moshës për asistentë në Universitetin e Prishtinës, duke e cilësuar si diskriminues dhe të paligjshëm. Sipas...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.