×
  • Lajme
  • Lajme

    Një javë nga zhdukja e 80-vjeçarit nga Prishtina, familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij

    FrontOnline
    06 Shtator 2020

    Enver Bekolli nga Prishtina është zhdukur tash e shtatë ditë. Familjarët e 80-vjeçarit janë duke e kërkuar, por deri tash nuk kanë arritur ta gjejnë. Në kërkim të tij janë vënë edhe Policia e Kosovës dhe FSK’ja.

    Djali i tij, Sherafedin Bekolli i ka thënë Gazetës Express se deri tash nuk kanë marrë asnjë informacion se ku gjendet babai i tij.

    “Ende s’kemi marrë asnjë lajm për të. Sot është disa e shtatë që është zhduk, por që s’kemi mujt me e gjetë. E kanë kërku edhe Policia e FSK’ja, po prapë s’kanë mujt me gjetë. E kemi publiku edhe në rrjete sociale, që nëse e sheh dikush me na njoftu”, ka thënë Bekolli.

    Ndërkohë, në rrjete sociale janë publikuar edhe fotografi të të moshuarit dhe janë dhënë informacione se çka kishte pasur të veshur ditën që ishte larguar nga shtëpia.

    “I moshuari kishte veshë këmishë të gjelbër, pantallona të zi dhe kapelë të zëzë si në foto”, thuhet në njoftim.

    Kushdo që ka ndonjë informacion rreth të moshuarit mund t’i lajmërojë familjarët në këta numra: 044-649-172 dhe 044-407-943

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.