×
  • Lajme
  • Lajme

    Serwer- Vuçiqit: Ditë të vështira të presin, nëse nuk e njeh Kosovën

    FrontOnline
    04 Shtator 2020

    Eksperti amerikan për çështje të Ballkanit, Daniel Serwer ka një paralajmërim për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    Serbia do të jetë në pozitë të vështirë nëse nuk e njeh Kosovën, ka deklaruar eksperti amerikan për çështje të Ballkanit, Daniel Serwer.

    “Nëse nuk e njeh Kosovën, kjo do ta vendos Serbinë në pozitë të vështirë. Do të ballafaqohet me problemin e vazhdueshëm që anon nga ana nacionaliste dhe kjo mund të jetë një pengesë për anëtarësimin në BE”, tha Serwer për Al Jazeera Balkans.
    Ai shpjegoi se “Vuçiç mund të kërkonte diçka nga BE-ja në këmbim, mbase ai do të kërkonte para nga SHBA, ose ndoshta hyrje më të shpejtë në BE”.

    Serwer nuk mendon se shkëmbimi i territorit, i mbrojtur nga ish këshilltari i ngushtë i Trump, John Bolton, është një ide e mirë.

    “Shkëmbimi i territoreve do të çonte në spastrim etnik, jo vetëm në Serbi dhe Kosovë, por gjithashtu në Bosnjë dhe Maqedoni, dhe kjo mund të ndikojë në Moldavi, Gjeorgji, Ukrainë … Pse do ta bënim atë?”, u shpreh Serwer.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Korrik 2025
    I plagosuri në Vushtrri ka marrë lëndime serioze nga arma e zjarrit. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar mjeku kujdestar, Ejup Gorovri,...
    Lajme12 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në rezidencën e ambasadorit amerikan në Kosovë ka zhvilluar një darkë pune me zyrtarin e lartë të...
    Lajme12 Korrik 2025
    “Nuk më shqitet nga sytë buzëqeshja e Werner Daum mbrëmë kur u ndamë në oborrin e hotelit”, shkruan Pedagogu i Universitetit Europian...
    Të tjera
    Lajme12 Korrik 2025
    Mot më i nxehtë po parashihet të mbretëroj në vend ditën e diel, me më shumë kthjellime, dhe maksimale deri në 32C....
    Lajme12 Korrik 2025
    Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit prej 30...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Sllovakia po kërkon të arrijë një marrëveshje me partnerët evropianë në lidhje me furnizimet me gaz rus deri të martën, në mënyrë...
    Lajme12 Korrik 2025
    Afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, po kalon në një moment të ngërçit politik. Analistët...
    Lajme12 Korrik 2025
    Në këtë ndërtesë moderne, përuruar me bujë në vitin 2014 si simbol i fuqizimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë,  mungon ajo...
    Lajme12 Korrik 2025
    Presidentja e vendit Vjosa Osmani, derisa po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar zyrtarë të lartë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.