×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Qyteti italian që po gjobit ata që mbajnë maska në ambiente publike

    FrontOnline
    03 Shtator 2020

    Vittorio Sgarbi, kryetari i bashkisë së Sutrit në Itali, është një nga zërat kundër për vendosjen e maskës, por edhe kufizimeve të tjera të vendosura nga qeveria italiane për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

    Deklarata e dhënë së fundmi nga ai ka bërë bujë në mediat italiane dhe jo vetëm. Sgarbi u shpreh se kushdo që mban maskë do të gjobitet, ndërsa përjashtim bëjnë vetëm rastet kur ajo është e parashikuar me ligj, ndërsa theksoi se në qytetin që ai drejton nuk ka raste me virusin që u ka marrë jetën me mijëra italianëve. “Vetëm hajdutët dhe terroristët mbajnë maska”, ka thënë ai.

    “Përdorimi i maskave ose i çdo veshje tjetër që e bën të vështirë njohjen e një personi është i ndaluar në vendet publike”, thuhet në vendimin e marrë nga bashkia e këtij qyteti.

    “Është qesharake që pasi hani ju vendosni maskën, kjo nuk ka kuptim. Këto janë mënyra qesharake që nuk kanë asnjë lidhje me parandalimin e koronavirusit”, shprehet Vittorio Sgarbi.

    Autoritetet italiane të shëndetësisë janë duke kryer rreth 100 mijë teste për koronavirusin në ditë, ndërsa rastet e vdekjeve kanë ranë. Po ashtu, edhe numri i pacientëve në terapi intensive në Itali ka rënë nën 100 pacientë./A2CNN

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.