×
  • Lajme
  • Lajme

    Hidhet poshtë aktakuza për vjedhje të arit në vlerë prej 168 mijë euro

    FrontOnline
    02 Shtator 2020

    Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Podujevë, e ka hedhur si të parregullt aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, me të cilën Meriton Pajaziti akuzohet për vjedhje të rëndë në argjendarinë “Filigran” në Podujevë.

    Sipas aktvendimit të 2 shtatorit 2020, të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, prokuroria nuk ka vepruar sipas kërkesës së gjykatës, për precizimin-rregullimin e aktakuzës konform nenit 442 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës (KPPRK), raporton “Betimi për Drejtësi”.

    “Gjykata pas shqyrtimit dhe analizimit të shkresave të lëndës, me dt.22.07.2020 ka ftuar Prokurorinë që të precizoj-rregulloj aktakuzën PP.II.nr.336/12 të dt.26.12.2019, me pretendimin se e njëjta është kontradiktore, meqenëse thuhet se i pandehuri Meriton Pajaziti veprën penale “vjedhje e rëndë” nga neni 253 par.1 pika 1 lidhur me nenin 23 të KPRK-së e ka kryer në bashkëkryerje me persona tjerë, ndërsa nga dispozitivi dhe arsyetimi i aktakuzës nuk përcaktohet asnjë nga veprimet e të pandehurit, për të vërtetuar kryerjen e veprës penale, me vërejtjen e gjykatës se nëse prokuroria nuk i përmbush detyrimet e saj ligjore lidhur me këtë rast brenda afatit të përcaktuar nga gjykata, kjo e fundit do ta hudh të njëjtën”, thuhet në aktvendimin e gjykatësit Minir Hoti.

    Sipas të njëjtit aktvendim, megjithëse gjykata i kishte dhënë afat prej 30 ditësh prokurorisë për t’i përmbushur obligimet dhe për t’i ndërmarrë hapat e nevojshëm, me qëllim të vazhdimit tutje me procedurën, e njëjta nuk ka kthyer asnjë përgjigje lidhur me rastin në fjalë.

    Kurse, i dëmtuari Hilmi Jupolli me përfaqësuesin e tij të autorizuar, avokatin Ramiz Krasniqi, për realizimin e kërkesës pasurore-juridike është udhëzuar në kontest të rregullt juridiko-civil.

    Ndërkaq, sipas aktvendimit, shpenzimet e procedurës penale bien në barrë të mjeteve buxhetore të gjykatës.

    Ndryshe, sipas aktakuzës së datës 26 dhjetor 2019, të përpiluar nga prokurori Fatmir Behrami, Meriton Pajaziti akuzohet se nga 5 janari e deri më 10 janar 2012, në rrugën ”Zahir Pajaziti” në Podujevë, pas marrëveshjes paraprake në bashkëveprim, me qëllim që vetit t’i sjellin përfitim pasuror të kundërligjshëm, me përdorimin e forcës dhe mjete të përshtatshme të paidentifikuara deri më tani, kanë arritur që ta thyejnë derën e lokalit “Filigran”, pronë e tani të dëmtuarit Hilmi Jupolli, së bashku me të pandehurit Lulzim Hajdari, Senad Rexhepi, Adem Batatina dhe Behram Bajrami, ku kanë arritur që të depërtojnë në brendësi dhe aty kanë marrë ari në sasi prej 5.6 kg ari, me ç’rast të dëmtuarit i kanë shkaktuar dëm në vlerë prej 168,000 euro.

    Me këtë ai akuzohet se në bashkëkryerje me të pandehurit e lartcekur e ka kryer veprën penale “vjedhje e rëndë” nga neni 253, paragrafi 1, pika 1 lidhur me nenin 23 të KPRK-së.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.