×
  • Lajme
  • Lajme

    Takimi në Uashington, Hoxhaj i PDK-së: Ta shohim se a do të dijë ta shfrytëzojë delegacioni kosovar rolin e SHBA-së

    FrontOnline
    02 Shtator 2020

    Kosova dhe Serbia do të takohen të premten në Shtëpinë e Bardhë, për të vazhduar kështu dialogun në takimin e organizuar nga këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brein dhe emisari i presidentit amerikan, Richard Grenell.

    Tashmë, delegacioni kosovar i kryesuar nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjersa ai i Serbisë pritet t’i bashkohet gjatë ditës së nesërme.Edhe pse patën ftesë për t’iu bashkuar këtij delegacioni, partitë opozitare e kanë refuzuar atë.

    E, për nënkryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj janë tri parime bazë, të cilat, sipas tij, përcaktojnë se a do të jetë ky takim në interes të Kosovës.

    Hoxhaj, në një prononcim për GazetaBlic, ka thënë se Kosova duhet të insistojë në karakterin bilateral të saj në përputhje me Kushtetutën e Kosovës“S’dua të paragjikoj takimin në Uashington para se me ndodhë, por janë tri parimet bazë, të cilat përcaktojnë se a do të jetë në përputhje me interesat e Kosovës. Parimi i parë ka të bëjë me atë se a do të jetë marrëveshje bilaterale dhe me karakter ndërkombëtar, edhe nëse përmbajtja e saj nuk është ekonomike.

    Kjo ka të bëjë me pjesën hyrëse të marrëveshjes dhe si do të nënshkruhet nga ana e Kosovës dhe Serbisë, nëse diçka e tillë do të ndodhë. Meqë amerikanët janë ndërmjetësues dhe SHBA jo vetëm që e ka njohur Kosovën, por është garancë e shtetësisë së saj”, thotë Hoxhaj.

    “Parimi i dytë ka me substancën e marrëveshjes dhe që është ekonomia dhe këtu pyetja është se a do t’i mbrojë intersat ekonomikë të Kosovës. Dhe, këto mendoj që Kryeminstri Hoti më shumë do të ndihmojë nëse do kishte disa ekonomista dhe eksperta të mirëfilltë, sesa delegacionin që ka pas vete. çdoherë në takime të tilla dy-tri ide mund të ndryshoj për të mirë rrjedhen e negociomit”, thotë tutje ai.

    “Parimi i tretë ka të bëjë me pritjen që po kultivon vetë Qeveria: a do të jetë një marrëveshje e mundshme me fokus temat ekonomike, pjesë e një marrëveshje të madhe për njohje të ndërsjelltë apo jo, apo do të jetë vetëm një marrëveshje e veçantë, pa ju referuar marrëveshje për normalizim të plotë që është njohja e ndërsjelltë? Kush do të mbikëqyrë zbatimin e sa?”, ka pyetur Hoxhaj.

    Më tej, nënëkryetari i PDK-së ka shtuar kjo parti ka kërkuar që roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë proces të jetë i madh, gjersa e ka vënë në pikëpyetje se si do ta shfrytëzojë këtë delegacioni kosovar.“Natyrisht, ka qenë kërkesa e jonë për rol më të madh të SHBA-së në këtë proces dhe çdo here vendimet e Uashingtonit kanë qenë historike për Kosovën. Ta shohim se sa delegacioni i Kosovës do të mund dhe dijë të shfrytëzojë këtë shansë”, thotë Hoxhaj.Pas atij të së premtes, Bashkimi Evropian ka konfirmuar takimin e radhës mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për të hënën, 7 shtator, për të kaluar kështu në nivel të ekspertëve gjatë fundjavës së ardhshme.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.