×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri: Shkëmbimi i territoreve me Serbinë nuk do ta dëmtonte Kosovën

    FrontOnline
    01 Shtator 2020

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, sërish ka mbrojtur idenë e tij për ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbisë, pavarësisht se ideja e tij nuk gjen mbështetjen e subjektit të tij politik.

    Ai ka thënë se mendim i tij për ndryshimin e kufirit mes dy shteteve ndryshon nga ai LDK-së.

    “Mendoj se kjo do ndihmonte në pajtimin e Kosovës me Serbinë, kjo është njëra nga rrugët e zgjidhjes se problemit në mes të dy vendeve”, tha Haziri në RTK, duke shtuar se me ndërrimin e territorit Kosova nuk do të humbiste asgjë.

    “Tri komunat me shumicë shqiptare në Serbi janë peng i politikës. Ndërrimi i territorit nuk do të dëmtonte Kosovën, kjo do të ishte e mundshme me një marrëveshje dypalëshe në mes dy shteteve”, u shpreh ai.

    Sipas tij, shqiptarët si shumicë në Luginën e Preshevës, duhet t’i bashkohen Kosovës dhe të mos jetojnë në shtetin të cilin nuk e duan, ndërsa Leposaviqi dhe 17 fshatra, si shumicë absolute serbe, t’i bashkëngjiten Serbisë.

    Nga Rubrika
    Lajme28 Korrik 2025
    Numri i personave që kanë humbur jetë nga fillimi i vitit deri më sot ka shkuar në 7. Kështu ka bërë të...
    Lajme28 Korrik 2025
    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, sot do të shpallet aktgjykimi i parë në mungesë për dhunim seksual gjatë luftës. Të akuzuar janë...
    Lajme28 Korrik 2025
    Deputetit Johanes Volkmann, nipi i ish-kancelarit gjerman Helmut Kohl, të dielën tha se në mënyrë që Kosova të bëjë përparim qoftë drejt...
    Të tjera
    Lajme27 Korrik 2025
    Ekipet përfundojnë aksionin për sot, kërkimet për trupin e mërgimtarit i cili u hodh në Ujman do të vazhdojnë nesër. Kërkimet e...
    Bota/Rajoni27 Korrik 2025
    Ursula von der Leyen ka theksuar se Bashkimi Europian do të rrisë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara duke blerë produkte energjetike amerikane....
    Lajme27 Korrik 2025
    Gjatë gjashtë orëve të fundit në Kosovë janë raportuar gjithsej 80 vatra zjarri, nga të cilat 35 mbeten ende aktive, ndërsa 45...
    Sport27 Korrik 2025
    Sparta Praga ka marrë një fitore të rëndësishme në xhiron e dytë të kampionatit çek, duke mposhtur ekipin e Mlada Boleslav me...
    Lajme27 Korrik 2025
    Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, që vjen nga radhët e PDK-së, ka prezantuar aderimin më të ri në radhët e...
    Lajme27 Korrik 2025
    Zvicra përfaqëson natyrën, stabilitetin dhe demokracinë. Neutraliteti, nga ana tjetër, është më pak i rëndësishëm për popullsinë zvicerane, sipas anketës Sotomo. Më...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.