×
  • Lajme
  • Lajme

    Viktimat nga koronavirusi në Kosovë, të moshës 30-50 vjeç

    FrontOnline
    01 Shtator 2020

    Në dy javët e fundit në Kosovë kanë vdekur 123 persona nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi.Viktimat që kanë humbur jetën në Kosovë, kryesisht janë të moshës 30 deri në 50 vjeçare, thotë për Radion Evropa e Lirë, Nehat Baftiu, drejtor i Klinikës së Anesteziologjisë dhe Reanimacionit.

    Ai shton se ndonëse kushtet në mjekimin intensiv brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë të mira, numri i vdekjeve po vazhdon të jetë i lartë.

    Shumica e pacientëve që janë të infektuar me koronavirusin e ri, e kanë të domosdoshme marrjen e oksigjenit.

    E rastet e rënda kanë nevojë për respiratorë, me çka merren kryesisht anesteziologët.

    Baftiu thotë se shumica e pacientëve brenda mjekimit intensiv qendror, e që janë me COVID-19, po vdesin nga mpiksja e gjakut në tru ose mushkëri.“Mjekimi intensiv qendror i plotëson të gjitha kushtet për trajtimin e pacientëve. Mendoj se arsyeja e vdekjes së pacientëve është mungesa e shkëmbimit të gazrave në alveola dhe trombozat, e që po i shkakton sëmundja e COVID-19.

    Faturimi i oksigjenit po rregullohet gjatë trajtimit, por trombi që po e shkakton sëmundja e COVID-19, po i bllokon enët e gjakut dhe po e vë jashtë funksionit trunin ose mushkëritë. Mosha mesatare e vdekjeve, e që unë i kam nxjerrë brenda klinikës, është 30 deri në 50”, tha Baftiu.Aktualisht, në Klinikën Infektive janë të shtrirë rreth 59 pacientë, prej tyre 32 me oksigjeno- terapi.

    Drejtoresha e kësaj klinike, Lindita Berisha, thotë se pacientët po shtrihen me vonesë në spital dhe se kjo po e vështirëson edhe punën e stafit mjekësor.Sipas saj, pacientët me COVID-19 për disa ditë po tentojnë të trajtohen në shtëpi, derisa në klinikë po lajmërohen në stade të avancuara të sëmundjes.

    “Tek ne po vinë format e rënda të sëmundjes. Unë po e krahasoj gjendjen me muajin mars kur u paraqiten rastet e para me koronavirus. Ata pacientë prej ditës së parë kanë filluar trajtimin. Tash po ndodh e kundërta, po vinë në ditën e 5 ose 6 dhe po u komplikohet gjendja. Por, megjithatë nuk është kjo arsyeja e vdekjes, sepse nuk kemi bërë ndonjë analizë, që të dihet saktë se a ka pasur sëmundje shoqëruese”, tha Berisha.

    Që nga fillimi i pandemisë, në muajin mars, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 13.601 raste të të infektuarve, prej tyre 533 kanë vdekur ndërsa 9.792 janë shëruar.Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, numri i të hospitalizuarve ka nisur të bie, derisa rrjedhimisht thonë se do të ulet edhe numri i të vdekurve.

    “Para një kohe shifra të këtilla të vdekjeve ka pasur Maqedonia, e tash ka edhe Kosova, por edhe shtete tjera si Rumania, Bosnja e Hercegovina, madje edhe disa vende të Evropës.Në Kosovë numri i vdekjeve tani është pasojë e infektimeve të shumta në muajt qershor, korrik e gusht dhe numrit të madh të rasteve që kanë kërkuar trajtim spitalor ku numri ditor i pacientëve ka shkuar deri në 650”.

    “Është menduar më parë se duke pasur popullatë të re Kosova, dhe ky mund të jetë një lloj avantazhi në përballimin e COVID-19, por praktika po tregon se pikërisht moshat e reja dhe të mesme 20 deri në 49 janë shpërndarësit më të mëdhenj të virusit për shkak të mobilitetit dhe aktivitetetit më të shprehur që kanë. Pra, nuk është mosha e re avantazh për të përballuar më lehtë pandeminë’’, thuhet në një përgjigje me shkrim të Ministrisë së Shëndetësisë.

    Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani, deklaroi të martën se Kosova me shkallën e vdekshmërisë “mbetet ‘prapa’ shteteve të zhvilluara të perendimit, me dy, tri deri katër herë me shkallën më të vogël të vdekshmërinë së rasteve me COVID-19”.Gjatë dy javëve të fundit në Maqedoninë Veriore kanë vdekur 36 persona nga COVID-19, në Bosnje e Hercegovinë 129, kurse në Serbi 36./REL/

    KESCO Premium hapet në Qendër të Prishtinës
    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2024
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka takuar Sekretarin e Shtetit të Polonisë për Bujqësi, Michal Kolodziejczakun. Peci tha se me Kolodziejczakun shqyrtuan...
    Lajme07 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, thotë se me shqetësim të thellë po i përcjellë raportimet e Kiks Kosova për shpërndarjen e numrit...
    Lajme07 Maj 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet fillimisht të ketë rrebeshe të izoluara, kryesisht...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Ngritja e aktakuzës për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, nuk mund të bëhet derisa shumica e provave janë jashtë vendit për...
    Sport07 Maj 2024
    Besiktas dhe Ankaragucu janë takuar sot (e martë) në kuadër të ndeshjes së dytë të fazës gjysmëfinale të Kupës së Turqisë. Pasi...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Një delegacion i Hamasit ka mbërritur në Kajro për të ndjekur negociatat për armëpushim në Gaza, thuhet në një deklaratë nga grupi....
    Lajme07 Maj 2024
    Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se Albin Kurti i ka shkaktuar dëme Kosovës në dialog me marrëveshjen e...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Kuvendi i Shqipërisë shpall objektiv strategjik kombëtar, pavarësisht ngjyrave politike, anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian në vitin 2030. Ky është...
    Vip07 Maj 2024
    Sot është gjysmëfinalja e parë e festivalit madhështor “Eurovision Song Contest” i cili këtë vit po mbahet në Malmo të Suedisë, pas...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.