×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Çështja e kufijve, Filipçe: Nuk ka ndryshime, mbeten kushtet e njëjta

    FrontOnline
    31 Gusht 2020

    Qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të vazhdojnë të lëvizin në shtetet e rajonit, në të njëjtat kushte si edhe aktualisht. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha për Alsat se ende nuk është marrë asnjë vendim rreth ndryshimit të kushteve për lëvizjen e qytetarëve mes shteteve fqinje.

    Në konferencën online të shteteve të rajonit, në mesin e të cilave edhe Bullgaria dhe Greqia, të mbajtur javën e kaluar nuk është marrë asnjë vendim përfundimtar, mirëpo ministri i Shëndetësisë tha se pas një jave përfaqësuesit e këtyre shteteve do të diskutojnë sërish.

    “Tani për tani nuk ka asnjë ndryshim. Lëvizja e qytetarëve do të vazhdojë në të njëjtën mënyrë siç edhe po ndodh. Me shtetet e rajonit do të realizojmë edhe një tjetër konferencë ku do të diskutojmë rreth kësaj situate”, tha Filipçe.

    Greqia mori vendim që kufijtë të vazhdojnë të jenë të mbyllur për qytetarët e vendeve të treta, ku bëjnë pjesë edhe Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Për momentin qytetarët e Maqedonisë mund të lëvizin pa kushte vetëm në Shqipëri.

    Në rast se vendosin të vizitojnë Kosovën, Malin e Zi apo Serbinë, ata duhet të kenë test PCR negativ. Prej nesër Hungaria vendosi që të mbyllë kufijtë për shtetasit e huaj.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.