×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Gjuajtën me armë zjarri, Policia arreston gjashtë persona

    FrontOnline
    31 Gusht 2020

    Policia Rajonale në Prizren ka arrestuar gjashtë persona, të cilët shihen në një video të publikuar në rrjete sociale, duke gjuajtur me armë zjarri, raporton Express.

    Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia ka bërë me dije se ka kryer edhe bastisje në disa fshatra, ku ka sekuestruar revole, armë gjuetie, gëzhoja dhe fishekë.

    “Policia rajonale në Prizren në aktivitetin e saj ka ushtruar urdhër kontrollë dhe ka ndaluar personat e dyshimtë duke filluar për tri ditë radhazi nga data 29 Gusht, 30 dhe sot me datë 31 Gusht 2020 dhe ka kryer bastisje në fshatrat Restelicë, fshatin Mohlan në Suharekë, fshatin Dragobil në Malishëve, në lagjen Arbana në Prizren dhe në fshatin Kuk në Dragash”, thuhet në komunikatë.
    Me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë ndaluar në afat prej 48 orë.

    Komunikata e plotë:

    Pas pranimit të informacionit përmes rrjeteve sociale dhe mediumeve për një video të shpërndare me datë 20 gusht 2020 në fshatin Restelicë, KK Dragash, ku shihen persona duke gjuajtur me armë zjarri, policia rajonale në Prizren përkatësisht njësiti i hetimeve, duke ndërmarrë veprime policore fillimisht ka identifikuar lokacionin dhe personat e dyshimtë dhe me autorizimin e Prokurorit të Shtetit ka ndërmarre masat e menjëhershme.

    Policia rajonale në Prizren në aktivitetin e saj ka ushtruar urdhër kontrollë dhe ka ndaluar personat e dyshimtë duke filluar për tri ditë radhazi nga data 29 Gusht, 30 dhe sot me datë 31 Gusht 2020 dhe ka kryer bastisje në fshatrat Restelicë, fshatin Mohlan në Suharekë, fshatin Dragobil në Malishëve, në lagjen Arbana në Prizren dhe në fshatin Kuk në Dragash.

    Gjatë këtij aktiviteti janë gjetur dhe sekuestruar:

    3-revole të tipit Smith Wesson, të modelit Gircen dhe modeli Gircan

    2- armë gjuetie te tipit Remington dhe Churchill

    22- gëzhoja te shkrepura nga arma e zjarrit kalibër i ndryshëm dhe

    150-fishek të kalibrave të ndryshëm

    Të dyshimtit e ndaluar janë:

    A.B i lindur në vitin 1982

    F.H i lindur në vitin 1987

    G.B i lindur në vitin 1979

    F.H i lindur në vitin 1981

    Sh.O i lindur në vitin 1965 dhe

    A.P i lindur në vitin 1981

    Të gjithë personat e dyshimtë janë shtetas të Republikës së Kosovës.

    Me aktvendim të Prokurorit të Shtetit të dyshimtit janë ndaluar në afat prej 48 orë, ndërsa me rastin po merren hetimet rajonale në Prizren.

    Është koha të shijojmë çokollatën më të mirë..
    Nga Rubrika
    Lajme13 Maj 2024
    Ministria e Ekonomisë ka dhënë detaje lidhur me tërmetin e sotëm që goditi Kosovën. Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, nga...
    Lajme13 Maj 2024
    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk do të marrë pjesë në samitin e radhës të liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe...
    Lajme13 Maj 2024
    Komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi ka thënë të hënën në Beograd se Serbia, si vend kandidat për...
    Të tjera
    Lajme13 Maj 2024
    Dy shtetasit rusë, që janë ndaluar ditë më parë nga autoritetet e Kosovës për “kalim ilegal të kufirit” janë dënuar dhe më...
    Vip13 Maj 2024
    Dua Lipa është këngëtare dhe kompozitore me origjinë shqiptare, e cila ka pushtuar botën me muzikën e saj. Ajo u bë e...
    Bota/Rajoni13 Maj 2024
    Më shumë se 150,000 gra shtatzëna po përballen me kushte të tmerrshme sanitare dhe rreziqe shëndetësore në Gaza, ka njoftuar agjencia e...
    Kronika13 Maj 2024
    Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik gjatë një bastisje në Mitrovicën e Veriut ka gjetur narkotik, armë zjarri dhe municion. I...
    Opinione13 Maj 2024
    Shkruan: Jonathan Freedland (The Guardian) Kujdes kur e mbështetni për muri president e ShBA-së i cili është në ankthin e rizgjedhjes. Në...
    Vip13 Maj 2024
    Këngëtari i njohur, Butrint Imeri së shpejti po vjen me një projekt të ri muzikor. “Psikopat”, titullohet kënga e tij më e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.