×
  • Lajme
  • Lajme

    Prishtina me mbi 20 milionë euro detyrime ndaj bizneseve e qytetarëve

    FrontOnline
    30 Gusht 2020

    23 milionë euro është vlera e shumës që Komuna e Prishtinës ka paraqitur si detyrime kontingjente për pjesën e parë të këtij viti. Këto detyrime janë pretendime të bizneseve dhe individëve, të cilët kanë paditur Komunën me arsyetimin se janë dëmtuar në çështje të ndryshme, si pronësore, administrative, kompensim dëmi për shkëputje të kontratave dhe të tjera. Ato mund të kthehen në borxhe detyruese nëse për këtë vendos gjykata, raporton KOHA.

    Në raportin financiar të Komunës për tremujorin e dytë janë paraqitur vlerat e këtyre detyrimeve për periudhën janar-qershor 2020, ku shumica kanë të bëjnë me kompensim dëmi. Vlera më e lartë e pretenduar është një milion e 298 mijë euro, derisa më e ulëta 9 mijë euro. Mirëpo, për vlerën këtyre detyrimeve, sipas Iniciativës për Progres (INPO), që monitoron punën e Komunës, nuk është ndëshkuar asnjë zyrtar.

    Qëndrim Arifi nga kjo organizatë thotë se praktika e këtillë mosndëshkuese duhet të ndryshojë.

    Për Arifin shqetësuese është edhe mungesa e informacioneve që tregojnë se sa prej këtyre detyrimeve Komuna realizon pagesa. LDK-ja, që është parti opozitare në Prishtinë, e vlerëson shqetësuese rritjen e padive ndaj Komunës gjatë udhëheqjes së kryetarit Shpend Ahmeti.

    Zyra për informim e Komunës nuk ka kthyer përgjigje për këtë çështje. Nuk janë deklaruar as kryetari Ahmeti e as këshilltarët komunalë të partisë së tij, PSD.

    Ndër vite, Auditori i Përgjithshëm ka vlerësuar se niveli i lartë i detyrimeve kontingjente mund të përkeqësojë gjendjen financiare të Komunës nëse vendimet përfundimtare të gjykatës do të jenë në favor të palëve paditëse.

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    Brenda vetëm 24 orësh, çmimi i derivateve në Kosovë u rrit për së paku 14 centë. Më 3 mars, një litër naftë...
    Lajme03 Mars 2026
    Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Sipas tij, çështja e presidentit duhet...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e PDK-së, Artan Behrami ka thënë se të gjitha takimet e kryeministrit Albin Kurti me krerët e partive opozitare...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Brenda vetëm 24 orësh, çmimi i derivateve në Kosovë u rrit për së paku 14 centë. Më 3 mars, një litër naftë...
    Lajme03 Mars 2026
    Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Sipas tij, çështja e presidentit duhet...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Emiratet e Bashkuara Arabe po shqyrtojnë mundësinë e ndërmarrjes së sulmeve ndaj objekteve raketore të Iranit për të ndalur goditjet e vazhdueshme...
    Lajme03 Mars 2026
    Pak para zgjedhjeve të 28 dhjetorit, në një intervistë për Tëvë1, bashkëkryetarja e GUXO-së, Donika Gërvalla, thoshte se çështja e zgjedhjes ose...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Lajme03 Mars 2026
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u takua sot në Shtëpinë e Bardhë me kancelarin gjerman Friedrich Merz, me temë kryesore luftën në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.