×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Parlamenti gjerman rrit masat e sigurisë antiCOVID-19

    FrontOnline
    30 Gusht 2020

    Dhoma e Ulët e parlamentit gjerman, Bundestag, do të rrisë masat e tij të sigurisë lidhur me koronavirusin e ri pas pushimit të verës, nën dritën e rritjes së infeksioneve në vend.

    Në një komunikim të brendshëm, presidenti i Bundestagut, Wolfgang Schaeuble rekomandoi urgjentisht mbajtjen e një maske në të gjitha ndërtesat e parlamentit nga e hëna.

    “Ky rekomandim urgjent vlen për të gjithë personat dhe të gjitha zonat e lëvizjes, siç janë korridoret dhe vendkalimet e shkallëve, mjediset e pushimit, dhomat e larjes, zonat e ngrënies (me përjashtim të personave në tryezë) dhe bibliotekën, por edhe për sallat e bordeve dhe të mbledhjeve”, shkruhet në rekomandimin e brendshëm.

    “Në sallën plenare, në sallat e konferencave dhe sallat të mbledhjeve, si edhe në zyra, veçanërisht në të tuajat, maska mund të hiqet, nëse keni zënë një vend në distancën e kërkuar prej të paktën 1,5 metra dhe është i garantuar ajrimi i mirë”, vazhdohet në rekomandim.

    Njoftimi i brendshëm u drejtohet kryesisht rreth 3 100 punonjësve të administratës së Bundestagut dhe pothuajse 2 800 deputetëve në Berlin. /ATSH-DPA/

     Petrol Company  prin me çmime me të lira në derivate dhe shumë oferta të tjera
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken shprehu të mërkurën vendosmërinë për arritjen e një armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit, që të përfshijë...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Gaza është e mbuluar me më shumë mbeturina dhe rrënoja sesa Ukraina, tha Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) më 1 maj....
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Një djalë 14-vjeçar ka humbur jetën pasi u sulmua për vdekje nga një burrë 36-vjeçar në një stacion metroje në veri-lindje të...
    Të tjera
    Lajme01 Maj 2024
    Shtetet kyçe të BE-së po kërkojnë progres të prekshëm nga Kosova sa i përket themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe...
    Sport01 Maj 2024
    Pak mund ta kishin parashikuar thrillerin me katër gola mes Bayern Munichut dhe Real Madridit – por kjo është pikërisht ajo që...
    Lajme01 Maj 2024
    Kanë kaluar 34 vjet që nga tubimi i madh “Verrat e Llukës”, ku shumë shqiptar ia falën njëri-tjetrit gjakun. Këtë datë të...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Mbretëria e Bashkuar ka nisur testimin e vaksinës së parë kundër kancerit të lëkurës. Bëhet fjalë për vaksinën ‘mRNA’, kundër formës më...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Shqiptarët nuk mund të prezantohen në Qeveri nga një koalicion që nuk e reflekton vullnetin e shumicës së qytetarëve – është mesazhi...
    Lajme01 Maj 2024
    Një punëtore ka vdekur në vendin e saj të punës, kështu ka bërë të ditur për Front Online, zëvendësdrejtori i policisë për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.