×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri Hoti diskutoi me partnerët ndërkombëtarë për gjendjen epidemiologjike në vend

    FrontOnline
    28 Gusht 2020

    Në funksion të koordinimit me partnerët tanë ndërkombëtarë, sa i përket situatës epidemiologjike si pasojë e pandemisë COVID 19, kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti mbajti sot një takim virtual me ambasadorë të akredituar në vendin tonë dhe me drejtues institucionesh partnere ndërkombëtare.

    Në këtë takim, në të cilin morën pjesë ambasadorët Philip S. Kosnett (SHBA), Nicholas Abbott (Mbretëri e Bashkuar), Jörn Rohde (Gjermani), Marie-Christine Butel (Francë), Nicola Orlando (Itali), Natacha Gomes (Luksemburg), zëvendësambasadorja e Norvegjisë Jenny Stenberg Sørvold, Drejtori i Bankës Botërore për Kosovën, Massimiliano Paolucci, koordinatorja për Zhvillim e Agjencive të Kombeve të Bashkuara, Ulrika Richardson, zëvendësshefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Riccardo Serri, shefi i Seksionit të Bashkëpunimit të BE-së me Kosovën, Luigi Brusa dhe zëvendëskryesuesja e Bashkëpunimit e Zyrës së BE-së në Prishtinë, Hillen Francke.

    Kryeministri Hoti paraqiti situatën epidemiologjike dhe veprimet që po ndërmarrin institucionet tona për t’i rritur kapacitet e menaxhimit dhe parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID 19. Po ashtu, ai i falënderoi vendet dhe institucionet partnere për ndihmën e vazhdueshme që i kanë dhënë Kosovës për përballimin e kësaj pandemie.

    Pjesëmarrësit në diskutim u pajtuan që të intensifikohet koordinimi i punës së institucioneve të Kosovës me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht sa u përket nevojave që ka sistemi ynë shëndetësor për ta përballuar situatën epidemiologjike gjatë periudhës në vazhdim.

    Gjithashtu, u arrit pajtimi që të formalizohet një mekanizëm i përbashkët i shkëmbimit të informacionit të analizës për situatën epidemiologjike, me qëllim të ndërmarrjes së veprimeve të përbashkëta.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Lajme04 Mars 2026
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nga java e ardhshme do të nisë procesi i nënshkrimit të kontratave për shërbime,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Katari është vënë në shënjestër të dy raketave balistike iraniane, thotë ministria e tij e mbrojtjes. Njëra prej këtyre raketave u kap...
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.