×
  • Lajme
  • Lajme

    498 mjekë, 1,000 infermierë dhe 500 zyrtarë policor që nga fillimi i pandemisë në Kosovë u infektuan me Coronavirus

    FrontOnline
    27 Gusht 2020

    Të parët që dolën në front në shërbim dhe mbrojtje të shëndetit të qytetarëve të vendit, qysh nga fillimi i pandemisë me COVID-19, në muajin mars ishin personeli shëndetësorë dhe Policia e Kosovës. Por nga marsi e deri tani edhe një numër i konsiderueshëm i tyre u infektuan me këtë virus.

    Nga fillimi i pandemisë e deri më sot janë infektuar me virusin COVID-19, 498 mjekë, 1000 infermierë, laborantë, mami dhe profesionistë të tjerë, si dhe 500 punonjës të Policisë së Kosovës.

    Pleurat Sejdiu nga Oda e Mjekëve të Kosovës në një prononcim për Telegrafin ka thënë se aktualisht në Kosovë janë 220 mjekë të infektuar me virusin COVID-19.

    Sejdiu theksoi se nga fillimi i pandemisë deri më sot janë infektuar me virusin COVID-19, 498 mjekë, 15 prej tyre janë nga sektori privatë.

    Sejdiu po ashtu tregoi se nga muaji mars i fillimit të pandemisë, e deri më sot shtatë mjekë kanë ndërruar jetë.

    “Prej fillimit të pandemisë e deri më sot, sipas raportit që kemi marr ishin 498 mjekë të infektuar, ku prej tyre 15 janë të sektorit privatë. Aktualisht kemi 220 mjek aktivë me COVID-19, ndërsa shtatë mjekë kanë ndërruar jetë”, ka thënë Sejdiu në një prononcim për Telegrafin.

    Ndërsa, kryetari i Sindikatës së Infermierëve të Kosovës, Fitim Havolli tregoi për Telegrafin se vetëm në muajin korrik të infektuar me COVID-19 ishin 400 infermierë, laborant, mami dhe profesionist të tjerë.

    Ai tha se muaji korrik shënohet si muaji më i lartë për numrin e të infektuarëve nga kjo sindikatë.

    Havolli u shpreh se nga fillimi i pandemisë e deri më sot, kjo sindikatë numëron 1000 infermierë, mami, laborant dhe personelë shëndetësorë të infektuar, ndërsa prej tyre shtatë kanë ndërruar jetë.

    “Prej ditës së parë 1000 infermierë, mami, laborant dhe profesionist të tjerë janë infektuar me COVID-19. Vetëm në muajin korrik është një shifër më shqetësuese janë 200 infermierë, dhe 200 të tjerë të konfirmuar nga kontakti me ta, gjithsej 400 të infektuar”, tha ai.

    Havolli shtoi se në vazhdimësi ka të prekur me COVID-19 nga profesionistët shëndetësorë, pasi ata janë gjatë gjithë kohës në komunikim me pacient të infektuar.

    Ndërkaq, nga zyra për informim nga Policia e Kosovës, për Telegrafin thanë se nga paraqitja e pandemisë e deri më sot 500 punonjës kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

    Ndër ta sipas njoftimit mbi 310 janë shëruar, ndërsa ende aktiv janë 190, ndërsa tetë pjesëtarë të Policisë kanë ndërruar jetë.

    “Nga fillimi i pandemisë, janë infektuar rreth 500 pjesëtarë të PK-së (të uniformuar dhe staf civil), janë shëruar mbi 310, aktiv janë rreth 190 dhe fatkeqësisht kanë humbur jetën tetë pjesëtarë të PK-së (dy nga këta staf civil)”, thanë nga zyra e informimit të Policisë së Kosovës.

    Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 12.840 raste nga 48.743 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 492 raste të vdekjes, ndërsa numri i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8.942 raste, kurse i atyre aktive është 3.406.

    Afër dhjetë mijë banorë të fshatrave të Skenderajt përfitojnë nga rrjeti i ri elektrik
    Nga Rubrika
    Lajme15 Tetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot janë ekzekutuar pensionet për të gjitha kategoritë, me rritjen prej 20 %. “Qeveria...
    Lajme15 Tetor 2024
    Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, në një shkresë për mediat e ka kritikuar ministrinë e Financave, Hekuran Murati, për krekosjen e vazhdueshme...
    Lajme15 Tetor 2024
    Problemet e ditëve të fundit me furnizimin me ushqim në FSK, partia në pushtet i ka cilësuar si luftë hibride nga opozita....
    Të tjera
    Lajme15 Tetor 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka reaguar pas publikimit të disa mesazheve në mes të koordinatores së VV-së, Dejona...
    Lajme15 Tetor 2024
    Grupi për Politikat dhe të Drejtën Ndërkombëtare Publike në Uashington publikoi këto ditë një raport në të cilin thotë se kërkesat ndaj...
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    Nga shtëpia e tij, ku qëndron në arrest prej dhjetorit, Sali Berisha ka bërë një postim në rrjetet sociale, me rastin e...
    Vip15 Tetor 2024
    Robert Berisha ka reaguar në rrjete sociale pas disa videove ku ishte duke kërcyer në dasmën e Adrit dhe Ilirianës. Muzikanti i...
    Lajme15 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 2207 gjoba në trafik. Sipas raportit të...
    Lajme15 Tetor 2024
    Qendra Amerikane për Luftimin e Ekstremizmit dhe Terrorizmit (ACCET) të martën ka mbajtur debatin me temën “Roli i Inteligjencës Artificiale (IA) në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.