×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Mjeku shqiptar në Berlin: Kosovarët që u kthyen në Gjermani u infektuan me COVID-19 në vizita e ahengje familjare

    FrontOnline
    26 Gusht 2020

    Kosovarët përbëjnë numrin më të madh të të infektuarve me Covid-19, të cilët kanë rezultuar pozitiv pasi janë kthyer në Gjermani.

    Instituti Robert Koch e renditi Kosovën të enjten (20.08) të parën në listën e vendeve nga vijnë më shumë të kthyer të infektuar.

    Madje sipas Ministrisë së Shëndetësisë të landit Renani Veriore-Vestfali, 36,3% e të kthyerve të testuar pozitivisht me virusin Corona vijnë nga Kosova.

    Turqia renditet e dyta, shkruan DW.

    Internisti dhe kardiologu që drejton një klinikë në Berlin, Dr. Fahri Beqa ka javë që këshillon në telefon apo trajton në klinikën e tij të kthyer nga Kosova me ose pa virus.

    Takimet apo festat familjare ai i sheh si arsye të fortë të përhapjes së infektimeve.

    Me ardhjen e njerzëve nga diaspora, filluan përshëndetjet tradicionale, pati grumbullime në Kosovë, pa u respektuar masat e distancës apo maska, thotë ai për Deutsche Ëellen.

    “Përgjigja më e shpeshtë është se ata e kanë marrë virusin në takimet familjare, në vizitat, në grumbullimet që kanë pasur me rastin e festave.

    Shikoni një numër i njerëzve kanë mbajtur edhe dasma megjithëse në numër më të vogël, ka pasur raste të vdekjeve, ku ne e dimë traditën, njerëzit kanë shkuar tek njëri-tjetri për ngushëllim, kanë marrë pjesë në varrim.”

    Aktualisht Kosova ka një numër në rritje të infektimeve, të dhënat e javës së fundit shënojnë mbi 12.000 të infektuar dhe 441 viktima të virusit.

    Në dallim nga Gjermania, Kosova si një vend me popullsi të re ka edhe një numër të madh personash që e kanë kaluar lehtë ose pa simptoma sëmundjen.

    Pikërisht mes tyre Dr. Fahri Beqa, i cili ka qenë dy herë në Kosovë në dy muajt e fundit sheh një rrezik tjetër: përhapjen e iluzionit, se Covidi kalohet lehtë.

    “Problemi kryesor janë pikërisht këta persona asimptomatikë apo që kanë pasur simptoma të lehta dhe që e kanë menaxhuar në atë formë situatën që të thonë, se kjo sëmundje nuk është serioze, madje tek të rinjtë ka mohim komplet të sëmundjes.”

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës njofton se sot në orët e hershme të mëngjesit, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, ka filluar realizimin...
    Lajme15 Janar 2025
    Në 26 vjetorin e masakrës së Reçakut, Bashkimi Evropian në Kosovë thotë se drejtësia dhe përgjegjësia për krimet e bëra në këtë...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Një operacion i madh policor i koordinuar nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Prokurorisë Publike të Bolonjës ka çuar në shpërbërjen e...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Hajdar Beqa, ka kritikuar ashpër fushatën e kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar se...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, sot do të zhvillojë këto aktivitete: 09:30 – Homazhe në Reçak, me...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga LDK-ja, Lumir Abdixhiku sot do të zhvillojë këto aktivitete: 09:30 – Homazhe te Kompleksi Memorial në Reçak, në...
    Lajme15 Janar 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të mbajë konferencë për medie. Kështu ka bërë të ditur LDK përmes një komunikate për media....
    Lajme15 Janar 2025
    Në Bruksel sot do të mbahet takimi i parë i Komisionit të Përbashkët për të pagjeturit. Kryetari i komisionit Qeveritar për Persona...
    Vip15 Janar 2025
    Banorët kanë komentuar ardhjen e zarfit të zi në ambientet e shtëpisë së BBVK3. Vullneti dhe Drenusha kanë ironizuar me gjithë situatën...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.