×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Mbi 3 mijë suedezëve u janë dhënë rezultate të rreme për Coronavirus

    FrontOnline
    26 Gusht 2020

    Rreth 3,700 suedezëve u është thënë se kanë koronavirus, por më vonë ka dalë se rezultatet kanë qenë të gabuara.

    Agjencia e Shëndetit Publik e Suedisë tha të martën se testet PCR kanë dhënë rezultate të rreme pozitive te rreth 3,700 vetë, në muajin mars.

    “Shumica e njerëzve që kanë pasur simptoma të buta ose nuk kanë pasur fare simptoma në kohën e testimit, kanë marrë rezultate të rreme pozitive”, thuhet në deklaratën e agjencisë.

    Ajo tha se do t’i kontaktojë të prekurit këtë javë dhe se do ta rregullojë numrin zyrtar të rasteve me koronavirus në Suedi.

    Gabimi u zbulua nga dy laboratorë gjatë kontrolleve rutinore të cilësisë së testeve, raporton BBC.

    Agjencia e Shëndetit Publik tha se testet janë prodhuar nga një kompani në Kinë dhe se janë shpërndarë në gjithë botën.

    Ajo po ashtu tha se ka njoftuar Organizatën Botërore të Shëndetësisë në lidhje me rastin.

    Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, Suedia ka konfirmuar mbi 86,000 raste me koronavirus dhe mbi 5,800 viktima.

    Ndryshe nga shumica e vendeve në botë, Suedia nuk ka ndërmarrë masa izolimi në muajin mars, kur OBSH-ja e ka shpallur pandemi globale përhapjen e koronavirusit.

    Kufijtë e saj kanë mbetur të hapur, ashtu si edhe shkollat dhe bizneset.

    Rame Lahaj, ambasador i VISA Infinite kartelës së Bankës TEB
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni10 Maj 2024
    Presidenti francez Emmanuel Macron i ka dërguar një mesazh urimi në gjuhën maqedonase Gordana Siljanovska Davkovës me rastin e fitores së saj...
    Bota/Rajoni10 Maj 2024
    Tre sisteme të tjera raketore të artilerisë me lëvizshmëri të lartë, të njohura si HIMARS, do t’i dërgohen Ukrainës nga aleatët e...
    Bota/Rajoni10 Maj 2024
    Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme...
    Të tjera
    Lajme10 Maj 2024
    Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, të premten gjatë raportimit në Komisionin për Sigurisë ndërsa ka folur për raportimet e mediave...
    Lajme10 Maj 2024
    Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi thotë për Front Online se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për anëtarësim në Këshillin...
    Lajme10 Maj 2024
    Burimet diplomatike kanë thënë për agjencinë e lajmeve “Euronews” se refuzimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për të formuar Asociacionin e...
    Lajme10 Maj 2024
    Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti me refuzimin e djeshëm për Asociacionin e...
    Lajme10 Maj 2024
    Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Neil Holland, në seancën ku u diskutua raporti gjashtëmujor...
    Lajme10 Maj 2024
    Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka folur për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës. Ajo ka bërë me dije...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.