×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori i Britanisë së Madhe në OSBE kërkon themelimin e Asociacionit

    FrontOnline
    10 Maj 2024

    Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Neil Holland, në seancën ku u diskutua raporti gjashtëmujor i këtij misioni në Kosovës

    Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka mbajtur seancë në të cilën është diskutuar raporti gjashtëmujor për Kosovën.

    Aty ambasadori, Neil Holland, ka shprehur shqetësimin e Britanisë së Madhe për mungesë të progresit në normalizimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Në fjalën e tij, ai ka theksuar se kjo vazhdon të ketë implikim negativ për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

    “Derisa Mbretëria e Bashkuar mirëpriti në dhjetor progresin prej udhërrëfyesit të energjisë dhe tabelave të veturave, shumë çështje fondamentale mbesin të pazgjidhura. Ne inkurajojmë të dyja palët që të angazhohen me konstruktivitet në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe të punohet për obligimet respektive, përfshirë themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, ka thënë ambasadori Neil Holland, transmeton KlanKosova.tv.

    Ai ka vijuar të bëjë thirrje që Prishtina dhe Beogradi të gjejnë zgjidhje përmes të dërguarit evropian lidhur me rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës.

    Po ashtu ai përmend edhe votimet e fundit në katër komunat në veri të Kosovës.

    “Bojkoti i fundit i votimeve për tërheqjen e kryetarëve të komunave në katër komunat veriore është një hap larg sigurimit të demokracisë përfaqësuese që meriton popullata lokale, dhe ne inkurajojmë serbët e Kosovës që të kthehen në institucione dhe t’i shërbejnë komuniteteve të tyre”.

    Britania e Madhe gjithashtu i ka bërë thirrje Serbisë që të bashkëpunojë për mbajtjen përgjegjës të atyre që kryen sulmin agresor në Banjskë të Zvecanit më 24 shtator të 2023-ës.

    Prince Caffe pjesëmarrës në panairin DUBAI EXPO 2021
    Nga Rubrika
    Lajme20 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, mirëpritën Zëvendës ndihmës Sekretaren...
    Lajme20 Maj 2024
    Avokati Artan Qerkini, për FrontOnline thotë se parandalimi i arratisjes është obligim i organeve ligjzbatuese. ‘’Parandalimi i arratisjes është edhe obligim i...
    Lajme20 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Tirana” në Shtime ka ndaluar një shofer, i cili ka drejtuar veturën nën masën...
    Të tjera
    Lajme20 Maj 2024
    Dy persona janë arrestuar sot nga policia. Ata dyshohet se kishin hedhur një bombë (granatë dore), para më shumë se një muaji,...
    Bota/Rajoni20 Maj 2024
    Ceremonitë mortore për presidentin iranian, Ebrahim Raisi, dhe shokët e tij do të fillojnë të martën e ardhshme, sipas agjencisë së lajmeve...
    Sport20 Maj 2024
    Arda Guler ka shënuar gjashtë gola nga gjashtë goditjet e tij në portë për Real Madridin këtë sezon. Sensacioni turk ka luajtur...
    Lajme20 Maj 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka konfirmuar se janë mbyllur gjashtë njësi të të ashtuquajturës Bankë Postare e Kursimeve (Banka...
    Lajme20 Maj 2024
    Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili për FrontOnline thotë se janë për shkuarjen në zgjedhje por vetëm pas shkarkimit të Qeverisë ose dorëheqjes...
    Bota/Rajoni20 Maj 2024
    Delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë, i kryesuar nga Damian Gjiknuri dhe përbërë nga anëtarët Ermonela Valikaj dhe Helidon Bushati, mori pjesë në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.