×
  • Lajme
  • Lajme

    Infektologu Tolaj: Maskat në ambient të hapur – të panevojshme

    FrontOnline
    23 Gusht 2020

    Infektologu Ilir Tolaj, po thotë se bartja e maskës në ambient të hapur është e panevojshme. Tolaj thotë se vendet që i kanë shterur idetë dhe mundësitë që me masa të tjera të ndikojnë në ecurinë e pandemisë, po kthehen sërish te maska, si masë mbrojtëse nga infeksioni

    Tolaj thotë se edhe në Kosovë po veprohet njëjtë.

    Megjithatë, Tolaj po e konsideron të panevojshme bartjen e maskës në ambiente të hapura.

    Tolaj konsideron se nuk ka asnjë arsye as logjike e as shkencore të detyrohen njerëzit të cilët ecin rrugës të bartin maska, derisa kur janë të ulur në kafiteritë pranë rrugës, të qëndrojnë pa maska.

    Lexoni të plotë qëndrimin e doktorit Ilir Tolaj:

    Maskat në ambient të hapur – të panevojshme

    Maskat janë bërë shenjë njohëse dhe temë diskutimi kudo në botë në ditët e sotme. Vendet të cilat i kanë shterur idetë dhe mundësitë që me masa e mënyra tjera të ndikojnë në ecurinë e pandemisë Covid 19, kthehen sërish tek maska, si masë mbrojtëse nga infeksioni. Edhe autoritetet në Kosovë po e bëjnë të njejtën. Por në këtë përpjekje për të pasur rezultate të shpejta, që Kosova mos të konsiderohet delja e zezë e Europës, masat e rekomanduara janë kundërthënëse e edhe të panevojshme.

    Masa e bartjes së detyruar të maskës në ambient të hapur, është njëra prejt tyre. Nuk ka asnjë arsyeshmëri as shkencore e as logjike, ti detyrosh njerëzit që janë duke ecur rrugës që ta bartin maskën, ndërsa ata që janë ulur në terasën e kafiterive përskaj rrugës të jenë krejtësisht pa maskë. Madje edhe nëse teoretikisht kjo masë në këtë mënyrë mund të parandalojë të infektuarit e ndonjë personi, në jetën reale kjo gjë është e papërfillshme. Sepse, numri më i madh i infeksioneve me Covid 19 po ndodh brenda familjeve, apo pas kontakteve intensive dhe kohëgjata me të infektuarit jashtë familjeve. E rruga nuk paraqet një situate të tillë.

    Maska duhet të bartet aty ku ka dendësi popullate, ku distanca sociale nuk është e mundur të mbahet. Dhe kjo nuk është situata me ambientin e hapur, rrugët e qytetit; ashtu siç nuk është rasti as me të ulurit në tavolinat e kafiterive dhe restoranteve të vendosura në ambientin e hapur, ku edhe ashtu askush nuk po bart maskë.

    Masa e bartjes së detyruar të maskës duhet të kërkohet për ambientet e mbyllura, çfarëdo qofshin ato, dhe kryesisht nëse qëndrimi në këto hapësira të mbyllura është më i gjatë se 15 minuta. Në të kundërtën, masa e humb kuptimin dhe prodhon efekt të refuzimit të po kësaj mase e edhe të masave të tjera. Masat duhet të jenë të balancuara dhe të arsyeshme, e jo aso që e vështirësojnë pa nevojë jetën më shumë se vet pandemia

    Prince Caffe: Hape dhe fito preminë kryesore, çdo muaj nga një Fiat 500
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se konstatimi se liria e medias kërcënohet nga rregullimi i politizuar është alarm...
    Lajme04 Maj 2024
    Të premten, Policia e Kosovës u ka gjetur armëmbajtje pa leje dhe posedim të paautorizuar të narkotikëve dy personave në fshatin Obranq...
    Lajme04 Maj 2024
    Adelina Nitaj, zyrtare nga Banka Botërore, ka folur rreth trashëgimisë së grave në Kosovë, një çështje që vazhdon të preukopojë shoqërinë. Duke...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    TikTok-u është njëri nga rrjetet sociale më të përdorura në gjithë botën dhe përjashtim nuk bën as Kosova. Përdoruesit e kësaj platforme...
    Lajme04 Maj 2024
    Kreu i Institutit ESI, Gerald Knaus, ka thënë se janë disa shtete anëtare të Këshillit të Europës që po përgatiten të bllokojnë...
    Lajme04 Maj 2024
    Për më shumë se 10 vite, ekskavatorë e kamionë gjenden në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë. Punimet në këtë rrugë, shpesh herë janë ndërprerë, ndërsa...
    Lajme04 Maj 2024
    Gazetari i Frankfurter Allgemeine Zeitung, Michael Martens, ka publikuar një shkrim se si Kosova mund të jetë shteti i parë në botë...
    Lajme04 Maj 2024
    Rreth 12 mijë metra kub ujë janë dëmet që janë kalkuluar nga shkyçjet ilegale të ujit nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU)...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Në Shkup rreth orës 01:39 pas mesnatës është regjistruar tërmet me magnitudë 1.9 shkallë. Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.