×
  • Lajme
  • Lajme

    Aliu zotohet se punimet në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë do të përfundojnë brenda afateve

    FrontOnline
    04 Maj 2024

    Për më shumë se 10 vite, ekskavatorë e kamionë gjenden në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë. Punimet në këtë rrugë, shpesh herë janë ndërprerë, ndërsa ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, thotë për Ekonomia Online se punimet po vazhdojnë me intensitet të lartë.

    “Aktualisht jemi në proces të mirë të punimeve. Punimet po vazhdojnë me një intensitet të lartë, pra pasi është nënshkruar kontrata e re punët po ecin mirë”, thotë Aliu.

    Tutje ai bëri të ditur se rezultatet e punimeve do të shihen shumë shpejt.

    “Shpronësimet janë kryer të gjitha. Të gjitha problemet teknike janë eliminuar, nuk ka ndonjë pengesë që do mund të bënte që të ngecin punët. Kështu që presim edhe rezultate të shpejta por besoj që brenda një kohe shumë të shpejtë pjesën e segmentit që e lidhë pjesën e Vushtrrisë me Prishtinën do ti kemi të përfunduara e pastaj edhe pjesën tjetër deri në Gojbulë e që gjithçka do realizohet brenda afateve”, thotë Aliu.

    Afati kohor që i është dhënë kompanisë ndërtuese për këtë magjistrale është 25 muaj ndërkaq projekti i saj ka kosto në vlerë prej 25 milionë euro, si fond i siguruar me huamarrje nga fondi ndërkombëtar OPEC për zhvillim ndërkombëtar dhe Fondi Saudit për Zhvillim.

     

    Blini derivate me çmim të lirë dhe hyni në garë për të fituar banesë, iphone 13 e 19 shpërblime tjera
    Nga Rubrika
    Lajme18 Maj 2024
    Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka thënë për Ekonomia Online se nuk janë të interesuar dhe nuk kanë as vullnet që...
    Lajme18 Maj 2024
    19 aksidente trafiku me të lënduar dhe 33 tjera me dëme materiale janë raportuar brenda 24 orëve. Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar...
    Lajme18 Maj 2024
    Në rrugën Klinë-Gjakovë është shembur dheu, mëngjesin e sotëm. Mediat lokale kanë publikuar pamje, ku shihet se si është shkatërruar rruga dhe...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Një person në Raskovë të Obiliqit është arrestuar pasi i njëjti ka penguar zyrtarët policor gjatë tentimit për ta arrestuar. Siç bëhet...
    Lajme18 Maj 2024
    Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla, gjatë ditës së djeshme ‘’guxoj’’ të dërgonte një letër tek Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit...
    Lajme18 Maj 2024
    Në 11 komuna të Kosovës është shtyrë afati i regjistrimit të popullsisë me kërkesë të tyre. Qeveria e Republikës së Kosovës ka...
    Lajme18 Maj 2024
    Misioni paqëruajtës i NATO-s në Kosovë, ka bërë të ditur se pas një kërkese të Policisë së Kosovës, njesia finlandeze e KFOR-it...
    Lajme18 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka uruar kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq i cili fitoi edhe një mandat tjetër. Me anë të një...
    Lajme18 Maj 2024
    Kryetari Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në Gjilan, Lutfi Haziri, mban konferencë për medie. Konferenca do të mbahet duke filluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.