×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Urgjentisht të hetohen informacionet mbi vrasjen dhe zhdukjen e trupit të Ukshin Hotit

    FrontOnline
    22 Gusht 2020

    Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se po vazhdon viktimizimi i familjes së Ukshin Hotiti përmes publikimit të informacioneve të pakonfirmuara. Ka thënë se shteti duhet të reagojë dhe të shikojë vërtetësinë e këtyre dokumenteve.

    Ky reagim i Kurtit ka ardhur pasi RTK, një natë më parë, publikoi një dokumentar, ku jepen detaje të reja, bazuar në dokumente serbe, se si është vrarë e zhdukur Ukshin Hoti.

    “Informacione të tilla shkaktojnë dëm të vazhdueshëm emocional dhe psikologjik te familja e Ukshin Hotit, tek ata që e njohën dhe e duan, dëm ky që vjen direkt si rezultat i krimeve të kryera nga Serbia. Kjo çka po i bëhet familjes Hoti me informacione të tilla, është viktimizim i vazhdueshëm. Familja dhe e gjithë shoqëria meriton përgjigje, ashtu siç meritojnë të gjitha familjet e secilit person që ende mungon”, ka shkruar Kurti, në një reagim në Fb.

    Ish-Kryeministri ka bërë thirrje Kryeministrit Hoti, Ministrit Selimi të angazhohen më shumë për zbardhjen e të pagjeturve në mesin e të cilëve është edhe Ukshin Hoti.

    “Ka disa orë që në publik po qarkullon një dokument që thuhet se ka rrjedhur nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë. Sipas këtij dokumenti aludohet se Ukshin Hoti është vrarë, e më pas kufoma e tij është djegur me eksploziv dhe më tej është fshehur për të humbur gjurmët e krimit. Janë të pamohueshme krimet makabre që Serbia ka kryer në Kosovë gjatë luftës. Por në këtë rast, organet relevante në Kosovë (Ministria e Drejtësisë e Kryeministria, Departamenti për Krime Lufte i Prokurorisë Speciale, dhe Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur), urgjentisht duhet të koordinohen dhe të marrin hapat e duhur që të përcaktojnë vërtetësinë e kësaj informate kaq të rëndësishme”, ka shtuar ai.

    “Kosova duhet t’i ketë prioritet krimet e kryera gjatë luftës. Kjo situatë duhet të na kujtojë kolektivisht që është e papranueshme bërja e pazareve në bisedime me Serbinë, për më shumë që vijon të ngelet i pasqaruar fati i të zhdukurve. Është momenti i fundit që Kosova të tregojë seriozitetin e saj në raport me ballafaqimin me të kaluarën”.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për deputet, Enver Hoxhaj, ka përkujtuar masakrën e Reçakut, ku ka bërë edhe homazhe mëngjesin e sotëm. Ish-ministri i...
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Altin Krasniqi, ka përkujtuar sot 26-vjetorin e Masakrës së Reçakut, një ngjarje tragjike që...
    Lajme15 Janar 2025
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci po vazhdon të qëndrojë në Amerikë ku po zhvillon disa takime. Së fundmi, ai ka bërë të...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës, ka raportuar për një rast të tentim vrasjes, ku ka bërë të ditur se, një person ka thënë që,...
    Lajme15 Janar 2025
    Me rastin e 26-vjetorit të Masakrës së Reçakut, kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka bërë homazhe në këtë fshat. Nëpërmjet...
    Lajme15 Janar 2025
    Kryetari i LDK-së, njëherësh kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka bërë homazhe në Reçak me rastin e 26-vjetorit të masakrës në këtë...
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, ka kujtuar masakrën e Reçakut, e cila ndodhi 26 vite më parë,...
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës në Graçanicë, gjatë kontrollit në automjetin e një të dyshuari ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me pesë copë...
    Lajme15 Janar 2025
    Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi ka njoftuar për përfundimin e hetimeve dhe ngritjen e aktakuzës për vrasjen e Liridona...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.