×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga 15 deri në 80 euro çmimet për testime për Covid-19 në laboratorët e licencuar

    FrontOnline
    21 Gusht 2020

    90 laboratorë privatë që kryejnë teste seriologjike për COVID-19 janë licencuar nga Ministria e Shëndetësisë, ndërsa vetëm në dy prej laboratorëve në gjithë Kosovën kryhen testime molekulare.

    Çmimet për bërjen e testit janë në nivel të konkurrueshmërisë, ka bërë të ditur kryetari i Autoritetit të Kosovar të Konkurrencës (AKK), Valon Prestreshi.

    Ai ka treguar se disa nga laboratorët tashmë kanë filluar të kryejnë këto testime, por janë edhe të tjerë laboratorë që nuk kanë nisur testimet.

    “Komisioni i AKK është njoftuar se gjithsej 90 laboratorë të licensuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe gjithashtu janë marrë të gjitha të dhënat nga institucionet përkatëse të laboratorëve të licencuar për të pasë një raport të saktë. Sipas të dhënave, disa laboratorë kanë filluar punën e tyre dhe disa jo. Shumica që janë duke punuar janë duke i kryer testet serologjike. Kurse vetëm dy laboratorë janë duke kryer testin molekular”, tha Prestreshi.

    Prestreshi në një konferencë për media ka treguar edhe për monitorimin që po iu bëhet laboratorëve privatë sa i përket çmimeve. Ai ka thënë se çmimet serologjike varijojnë nga 15 deri në 35 euro, ndërsa çmimi i testimeve molekulare varijonë nga 65 deri në 80 euro.

    “Sipas analizave, çmimet e shërbimeve molekulare dhe serologjike janë në nivel të konkurrueshmërisë, të ndryshme në qytet dhe regjion. Qytetari është i informuar për çmimet dhe çmimet janë transparente dhe ka varietete. Qytetari ka mundësi që të bëjë përzgjedhjen sipas preferencave apo buxhetit familjar. Çmimet sociologjike varijojnë nga 15 euro deri më 35 euro, ndërsa për molekulare varijojnë 65 euro deri në 80 euro. Normalisht, në një ekonomi të tregut, caktimi i çmimit nga ndërmarrjet bazohet në kualitetin e shërbimit, koston e importit të produktit që kanë dhe në këtë mënyrë caktohet çmimi”, deklaroi Prestreshi.

    Ndonëse ky monitorim i shërbimeve dhe çmimeve për testime serologjike e molekulare mund të jetë kontroll i rreptë ndaj institucioneve private, Prestreshi thotë kjo po bëhet meqë këto janë me interes publik dhe për ta mbrojtur qytetarin.

    “Këto shërbime AKK i ka cilësuar si aktivitete në shërbim ë interesit publik, rrjedhimisht i ka konsideruar si shërbime të interesit shtetëror andaj jemi duke e monitoruar së afërmi këtë proces. Edhe pse në një ekonomi të tregut, në konkurrencë të lirë monitorimi i ndërmarrjeve në këtë formë ndoshta do të jetë jashtë punës sonë, sepse monitorimi kaq i rreptë ndaj institucioneve private mund të konsiderohet edhe si një lloj ushtrimi të tepërt të shtetit. Por meqenëse është interes shtetëror ne jemi duke e bërë këtë për shkak të qytetarëve”, tha ai mes tjerash.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Janar 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, prezantuan një plan ambicioz investimesh për Prishtinën...
    Lajme14 Janar 2025
    I ftuar në Debat Plus, kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, vuri theksin tek transparenca dhe llogaridhënia në qeverisje. Ai theksoi...
    Lajme14 Janar 2025
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar...
    Të tjera
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka theksuar se puna e...
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka thënë se ngado që...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet në  zgjedhjet e 9 shkurtit, Altin Krasniqi nga radhët e Partisë  Demokratike të Kosovës ka njoftuar për takimin e...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK-ja, Ferat Shala ka shkruar për takimin me banorët e Shtuticës. Shala thotë se banorët e këtij fshati...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Gazmend Konjufca, familjar i afërt i kryeparlamentarit Glauk Konjofca të Vetëvendosjes, ka vendosur që ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës. Madje ai...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka folur edhe për veteranët...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.