×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Grenelli si Gelbardi, duhet të zëvendësohet me një tjetër

    FrontOnline
    21 Gusht 2020

    Kreu i VV-së, Albin Kurti ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në takimin virtual të ftuar nga komuniteti shqiptaro-amerikan në SHBA.

    Kurti ka thënë se po e refuzon këtë ftesë për arsye se një takim i tillë do të legjitimonte një proces i cili po zhvillohet tërësisht në mungesë të respektit për qytetarët, institucionet dhe demokracinë e Kosovës.

    Sipas kreut të VV-së, problem për ta është edhe pjesëmarrja në një takim me një kryeministër i cili nuk gëzon as legjitimitet demokratik e as autoritet popullor, e i cili pretendon që kështu i dobët të shkojë të negociojë për Kosovën.

    Ai ka folur edhe për dërguarin të posaçëm për dialogun, Richard Grenell, duke thënë se pasi ai kërkoi heqjen e reciprocitetit, të gjithë duhet ta kundërshtojnë njëzëri, siç ishte rasti me ambasadorin Gelbard kur në 1998 tha se UÇK-ja është terroriste.

    Reagimi i plotë i Kurtit:

    Para tri ditëve prej ambasadës sonë në ShBA mora njoftimin për një kërkesë, nënshkruar prej 25 veprimtarëve shqiptarë në ShBA, për të marrë pjesë në një takim virtual të përbashkët me krerët e institucioneve shtetërore e të partive politike, për të diskutuar perspektivën e strategjitë e veçanta e të përbashkëta të subjekteve kosovare në lidhje me procesin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

    Duke vlerësuar lart komunitetin shqiptaro-amerikan për kontributin e tij patriotik historik e aktual, e njëkohësisht duke e kuptuar brengën dhe dëshirën e mirë që shfaqin 25 nënshkruesit e kërkesës, e kam konsideruar me seriozitet atë, duke u konsultuar gjerësisht me bashkëpunëtorë brenda e jashtë subjektit që përfaqësoj, Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

    Por, me gjithë vlerësimin për qëllimet e mira të nënshkruesve, më duhet ta refuzoj këtë ftesë për arsye se një takim i tillë do të legjitimonte një proces i cili po zhvillohet tërësisht në mungesë të respektit për qytetarët, institucionet dhe demokracinë e Kosovës.

    Takimi mes udhëheqësve të institucioneve dhe kryetarëve të partive parlamentare do të kishte kuptim nëse qeveria do të kishte përgatitur një platformë me kërkesa ndaj Serbisë, të cilën do të duhet ta paraqiste në Kuvend për të kërkuar miratimin e 2/3 të deputetëve. Veprimi i qeverisë pa platformë, apo me platformë që i mbahet fshehur Kuvendit, jo vetëm që e fyen demokracinë dhe ne si subjekt më i madh parlamentar, por e dëmton interesin kombëtar. Përveç kësaj, si mund të marrim pjesë në një takim të përbashkët me një figurë si presidenti i Kosovës, i cili vetë mbështet një plan krejt tjetër, për ta paguar Serbinë me copëtim të Kosovës nën petkun e shkëmbimit territorial? Ne nuk mendojmë se Kosova i ka borxh Serbisë diçka, dhe nuk dëshirojmë që përmes pjesëmarrjes në takime të zbusim sado pak mungesën e legjitimitetit të atyre që kanë delegjitimuar vetveten. Njohja e Kosovës nuk është diçka që ne mund ta blejmë, atë mund ta fitojmë duke ndërtuar e forcuar shtetin, ekonominë dhe demokracinë.

    Përveç presidentit, problem për ne është edhe pjesëmarrja në një takim me një kryeministër i cili nuk gëzon as legjitimitet demokratik e as autoritet popullor, e i cili pretendon që kështu i dobët të shkojë të negociojë për Kosovën. Dobësia e tij do të shndërrohet në dobësi të Kosovës nëse nuk veprojmë ashtu siç duhet e nëse procesin nuk e udhëheq subjekti e personi që fiton zgjedhjet e lira dhe demokratike që duhet të mbahen sa më shpejt. E si vërejtje shtesë, duke qenë se në ShBA ka filluar tashmë para-fushata elektorale, një takim i tillë i gjithë subjekteve politike të Kosovës do të mund të intepretohej si mbështetje gjithëpartiake në Kosovë, për një proces që ka mbështetje vetëm njëpartiake në ShBA. Presidenti i Kosovës, Thaçi, u përzie në zgjedhjet amerikane të 2016, kundër Donald Trump-it, e tash po përzihet në zgjedhjet e 2020 kundër Joe Biden-it. Të dyja herët, ka vepruar gabim, dhe e ka dëmtuar Kosovën. Mund të përfshihen në fushata krerët e partive, që mbështesin partitë me ideologji të ngjashme, por në asnjë mënyrë nuk bën të përfshihen krerët institucionalë shtetërorë, sepse është kundër parimeve elementare të diplomacisë e demokracisë. Tradita e historia e marrëdhënieve të Kosovës me ShBA na kanë mësuar që mbi të gjitha ta respektojmë politikën amerikane për ne si dakordësi bipartizane.

    Sa i përket të dërguarit të posaçëm Grenell, meqenëse ai ka thënë se Kosova duhet ta heqë reciprocitetin me Serbinë, mendoj se duhet të veprojmë me të njësoj siç vepruam me ambasadorin Gelbard kur në 1998 tha se UÇK-ja është terroriste, pra ta kundërshtojmë njëzëri, në mënyrë që ta kuptojë se kjo qasje është e papranueshme për ne. Asokohe kundërshtimi ynë bëri që Gelbard të zëvendësohet nga Holbrooke, pra, ia pamë hajrin kundërshtimit. Edhe sot na duhet që Richard Grenell të zëvendësohet me një Richard Holbrooke të ri.

    Mes tre udhëheqësve të institucioneve në Kosovë veç njëra është zgjedhur legjitimisht, e mes pesë kryetarëve të partive, veç njëri i ka fituar zgjedhjet. Një panel i tillë, me këtë pjesëmarrje, ka efektin paradoksal që personat legjitimë i nxjerr në pakicë. Të dy bashkë, unë dhe kryeparlamentarja, kemi mbështetje qytetare sa dyfishi i gjithë të tjerëve marrë së bashku.

    Dua të theksoj edhe një herë se jam i gatshëm për çdo bashkëbisedim e bashkëpunim me ju, për të mirën e Kosovës, në çdo platformë virtuale ose jo, kudo e kurdo, por pa këta që ia nxinë jetën popullit dhe faqen Kosovës, tash e 20 vjet.

    Së fundi, le të mos harrojmë atë që është e para: përveç ballafaqimit me pandeminë COVID-19, preokupimet kryesore të qytetarëve të Kosovës janë drejtësia e punësimi, pra luftimi i korrupsionit e zhvillimi ekonomik, jo dialogu me Serbinë. Kjo u dëshmua në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 dhe ua konfirmojnë edhe më shumë sot qytetarët anembanë Kosovës.

    Ju përshëndes përzemërsisht.

    Maca e zezë sjell super çmime ne Petrol Company!
    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2024
    Ish presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, tash kandidat për postin e emisarit të BE’së për dialogun Kosovë- Serbi ka thënë se për...
    Lajme07 Maj 2024
    Presidentja Vjosa Osmani është takuar me homologun e saj nga Liberia, Joseph Boakai, me të cilin tha se ka folur për bashkëpunimin...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thekuar se është takuar me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës për të diskutuar mbi...
    Të tjera
    Kronika07 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një shtetasi të Shqipërisë në Ferizaj. Sipas policisë, ai ka dal nga shtëpia dhe...
    Lajme07 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar për një tentim vrasje në Gjakovë. Sipas policisë, pesë viktima, katër meshkuj dhe një femër, kanë pranuar...
    Kronika07 Maj 2024
    Të hënën në Podujevë janë arrestuar katër persona të cilët pas një kontesti pronësor kanë sulmuar fizikisht dy persona të tjerë. Siç...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Ditën e sotme (7 maj), kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme me ministrat e qeverisë dhe...
    Lajme07 Maj 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla në panelin e parë të konferencës dyditore “Defence 24 Days”, ka deklaruar se...
    Lajme07 Maj 2024
    I deleguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka potencuar ditë më parë se në vitin 2020 Kosova dhe Serbia kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.