-->
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Likaj: Presim së shpejti publikimin e vendimit dhe datën kur do të fillojë mësimi

    FrontOnline
    20 Gusht 2020

    Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në një takim pune ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, me të cilin ka biseduar rreth përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor në kohën kur vendi vazhdon të përballet me pandeminë COVID-19.

    Në takim u konfirmua se po punohet maksimalisht që mësimi të fillojë i rregullt me prezencën fizike të nxënësve dhe mësimdhënësve nëpër shkolla, i planifikuar mirë përmes tre skenarëve me specifika të ndryshme, jo vetëm për komuna të caktuara, por edhe për shkolla.

    Kryetari Haziri ka njoftuar ministrin Likaj për të gjitha përgatitjet që deri më tani i ka bërë Komuna e Gjilanit dhe task-forca për arsimin.

    “E kam njoftuar ministrin Likaj për të gjitha përgatitjet që I ka bërë Komuna e Gjilanit me Drejtorinë e Arsimit, por gjithashtu edhe për sfidat që do të na presin brenda këtij viti shkollor, infrastrukturën shkollore, mësimin profesional dhe çështje tjera që janë në interes të zhvillimit të arsimit, si prioritet kryesor në Komunën e Gjilanit”, ka thënë kryetari Haziri.

    Ndërsa, ministri Likaj, ka potencuar se janë të vendosur që mësimi të fillojë normalisht, duke i zbatuar të gjitha kriteret e parapara në manualin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

    “Presim së shpejti publikimin e vendimit dhe datën kur do të fillojë mësimi. Në këto kushte pandemie, jemi shumë të kënaqur me përgatitjet për fillimin e mësimit. Gjithashtu, kemi biseduar edhe për angazhimin e mësimdhënësve rezervë dhe studentëve të Fakultetit të Edukimit në procesin mësimor. Kemi tre skenarë, të cilët janë në funksion në bazë të gjendjes me pandeminë, i fundit është ai për mësimin në distancë, por do të punohet që mësimi të mbahet në shkolla me masa mbrojtëse dhe kujdes maksimal”, ka thënë ministri Likaj.

    Nga Rubrika
    Lajme28 Korrik 2025
    Numri i personave që kanë humbur jetë nga fillimi i vitit deri më sot ka shkuar në 7. Kështu ka bërë të...
    Lajme28 Korrik 2025
    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, sot do të shpallet aktgjykimi i parë në mungesë për dhunim seksual gjatë luftës. Të akuzuar janë...
    Lajme28 Korrik 2025
    Deputetit Johanes Volkmann, nipi i ish-kancelarit gjerman Helmut Kohl, të dielën tha se në mënyrë që Kosova të bëjë përparim qoftë drejt...
    Të tjera
    Lajme27 Korrik 2025
    Ekipet përfundojnë aksionin për sot, kërkimet për trupin e mërgimtarit i cili u hodh në Ujman do të vazhdojnë nesër. Kërkimet e...
    Bota/Rajoni27 Korrik 2025
    Ursula von der Leyen ka theksuar se Bashkimi Europian do të rrisë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara duke blerë produkte energjetike amerikane....
    Lajme27 Korrik 2025
    Gjatë gjashtë orëve të fundit në Kosovë janë raportuar gjithsej 80 vatra zjarri, nga të cilat 35 mbeten ende aktive, ndërsa 45...
    Sport27 Korrik 2025
    Sparta Praga ka marrë një fitore të rëndësishme në xhiron e dytë të kampionatit çek, duke mposhtur ekipin e Mlada Boleslav me...
    Lajme27 Korrik 2025
    Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, që vjen nga radhët e PDK-së, ka prezantuar aderimin më të ri në radhët e...
    Lajme27 Korrik 2025
    Zvicra përfaqëson natyrën, stabilitetin dhe demokracinë. Neutraliteti, nga ana tjetër, është më pak i rëndësishëm për popullsinë zvicerane, sipas anketës Sotomo. Më...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.