×
  • Lajme
  • Lajme

    Abrashi: Vitia do të bëhet me qasje në autostradën “Arbën Xhaferi”

    FrontOnline
    19 Gusht 2020

    Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, është pritur në takim nga kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ku kanë diskutuar për projektet që janë duke u kryer dhe për kyçjen në autostradën “Arbën Xhaferi”, të kësaj komune.

    Ministri Abrashi tha se është ndër prioritetet kryesore kyçja në Gërlicë, duke konsideruar se banorëve të kësaj ane duhet t’iu mundësohet qasja më e lehtë në rrugë.

    “Jemi duke punuar dhe do të bëjmë çmos që kjo të realizohet sa më parë dhe që qytetarët të mos sillen rrotull. Do ta gjejmë zgjidhjen më të mirë që banorëve t’iu mundësohet qasja në autostradën “Arbën Xhaferi”, tha Abrashi.

    Ministri bëri të ditur se janë edhe një sërë projektesh në këtë komunë të cilat janë duke u kryer.

    “Të gjitha komunave po u japim prioritet në rregullimin e infrastrukturës, e edhe në Komunën e Vitisë janë një sërë projektesh që do të financohen”, tha Abrashi.

    Ndërsa kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, tha se kyçja në këtë autostradë përmes Gërlicës është jo vetëm kërkesë e banorëve të komunës së Vitisë, por edhe e banorëve të fshatrave të Ferizajt dhe Kaçanikut.

    Gjithashtu në këtë takim është folur edhe për nevojën e realizimit të shumë projekteve të tjera infrastrukturore në këtë komunë, ndër to për qarkoren e qytetit të Vitisë, realizimin e hyrjeve dhe daljeve me Gjilanin dhe Ferizajin, ndërtimin e disa urave, rregullimin e rrugës Viti-Kërbliqë dhe rregullimin e rrugës alternative në Stubëll “Anton Çeta” si dhe projekte të tjera jetike për qytetarët e kësaj komune.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.